LAJMI I FUNDIT:

Cilat gjeste romantike janë vërtet të dyshimta për femrat

Cilat gjeste romantike janë vërtet të dyshimta për femrat
istockphoto

Kur partneri juaj shfaqet papritur në derë me një buqetë lulesh që mezi i duket koka, a pyesni veten se çfarë do të thotë kjo?

Nëse edhe ju jeni ndër ato femra, që në vend të butësisë zgjon dyshim, nuk jeni e vetmja…


Një studim i ri ka treguar se kur një burrë bëhet “shumë i mirë”, një grua zakonisht dyshon fillimisht se ai dëshiron të fshehë diçka, transmeton Telegrafi.

Psikologët kanë përcaktuar se dy të tretat e grave priren të dyshojnë se partneri i tyre është i pabesë, nëse ai befas fillon të kryejë truke të reja në shtrat, kurse një e treta e të anketuarave mendojnë kështu kur një burrë u jep bizhuteri ose të brendshme seksi, ose ua sjell kafjallin në shtrat.

Sjellja e dyshimtë përfshin edhe një përpjekje të një burri për të marrë pjesë në punët e shtëpisë.

Nga ana tjetër, nëse një grua befas bëhet më e kujdesshme, meshkujt fillimisht nuk do të mendojnë se e dashura e tyre po fsheh diçka, por thjesht do ta shijojnë atë. Alarmi i tyre bie nëse gjysma e tyre më e mirë befas fillon të vishet, blen të brendshme seksi dhe nuk i kushton më vëmendje.

Megjithatë, vetëm një e pesta e femrave, kur vërejnë ndryshime në sjelljen e partnerit, dyshojnë se kjo është një aferë e rëndë. Shumica mendojnë se i dashuri i tyre dëshiron të mbulojë disa mëkate të vogla, të përditshme. /Telegrafi/