LAJMI I FUNDIT:

Cila shtete shpenzuan 7.8 milionë dollarë në pronat e Trumpit ndërsa ai ishte president i SHBA-së?

Cila shtete shpenzuan 7.8 milionë dollarë në pronat e Trumpit ndërsa ai ishte president i SHBA-së?

Një perandori biznesi e lidhur me ish-presidentin republikan të SHBA-së, Donald Trump, mori të paktën 7.8 milionë dollarë pagesa të huaja nga 20 vende gjatë presidencës së tij katërvjeçare në Shtëpinë e Bardhë, zbuloi sot një hetim i Kongresit amerikan.

Demokratët në Komitetin e Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve thanë se paratë e listuara në raportin prej 156 faqesh kanë të ngjarë të ishin vetëm një pjesë e pagesave të huaja për Trumpin dhe familjen gjatë administratës së viteve 2017-2021.


Çfarë po ndodh me Trumpin?
Lexo po ashtu Çfarë po ndodh me Trumpin?

“Këto vende shpenzuan – shpesh me bollëk – në apartamente dhe hotele në pronësi të Donald Trumpit – duke pasuruar personalisht presidentin ndërsa ai merrte vendime të politikës së jashtme në përputhje me agjendat e tyre politike, me pasoja të gjera për Shtetet e Bashkuara”, thuhet në raport.

Këto vende përfshijnë Kinën, Arabinë Saudite, Turqinë, Republikën Demokratike të Kongos dhe Malajzinë, raporton cnn.

Menjëherë pasi ai u zgjodh president në vitin 2016, Kongresi filloi të hetojë konfliktet e interesit të Trumpit dhe shkeljet e mundshme të klauzolës së shpërblimit të Kushtetutës së SHBA-së, e cila i ndalon zyrtarët federalë të pranojnë dhurata nga vendet e huaja pa miratimin e Kongresit.

Raporti vjen pasi Trump, 77 vjeç, kërkon rizgjedhjen këtë vit. Ai është pretendenti kryesor për nominimin republikan dhe pritet të përballet me presidentin, Joe Biden, 81 vjeç, në një revansh të vitit 2020.

Publikohet audio-regjistrimi i Trumpit që u kërkon zyrtarëve të përmbysin fitoren e Bidenit
Lexo po ashtu Publikohet audio-regjistrimi i Trumpit që u kërkon zyrtarëve të përmbysin fitoren e Bidenit

Kryetari i komitetit, republikani James Comer, hodhi poshtë gjetjet e raportit. “Është më shumë se një mashtrim që demokratët vazhdojnë obsesionin e tyre me ish-presidentin Trump”, tha Comer në një deklaratë dhe shtoi se “ish-presidenti Trump ka bërë punë legjitime, por jo edhe Bidenët”.

Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kishin nisur një hetim për shkarkimin e Bidenit, kryesisht i fokusuar te djali i presidentit, Hunter Biden. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori