Derisa disa shenja horoskopi mund të lavdërohen me shkathtësinë e tyre në krevat, për të tjerat ky aspekt i jetës nuk është ana e fuqishme.
Po ju paraqesin listën e më të mirëve dhe më të këqijve në krevat, transmeton Telegrafi.
Peshorja
Personat e lindur në këtë shenjë thjesht dëshirojnë t’i kënaqin të tjerët, janë shumë seksualë dhe janë në gjendje që partnerëve t’u ofrojnë seksin më të mirë që e kanë pasur ndonjëherë në jetë.
Dashi
Pjesëtarët e kësaj shenje dëshirojnë të jenë yje dhe të shkëlqejnë në çdo gjë, pra edhe në seks. Posedojnë kondicion fantastik seksual dhe dinë se çka duhet të bëjnë që partnerin ta vërshojnë me kënaqësi.
Demi
Kondicioni seksual, fantazia dhe paparashikueshmëria janë ato karakteristika që i posedojnë njerëzit e kësaj shenje. Me dëshirë dëgjojnë se çfarë dëshiron partneri dhe përpiqen që t’ua plotësojnë dëshirat në mënyrën më të mirë.
Shigjetari
Seksi dhe jeta e shëndetshme dashurore për këto shenja janë shumë të rëndësishme, si edhe respekti dhe vetëbesimi. Dëshirojnë që po kështu të ndihet edhe partneri i tyre.
Akrepi
Njerëzit e lindur në këtë shenjë gëzojnë famën e personave më seksi në Zodiak. Ata seksin e marrin shumë seriozisht, madje ata janë edhe të lumtur edhe argëtues. Janë spontanë dhe paksa të egër në krevat.
Luani
Luanët janë një ndër shenjat më të buta në krevat. Ata e dinë rëndësinë e dashurisë ndërmjet partnerëve. Janë të mirë në krevat dhe respektojnë dëshirën e partnerit.
Ujori
Ujorët janë të prirë për aventura në krevat, janë të guximshëm dhe krenarë. Megjithatë, dinë të bëhen paksa të pakujdesshëm kur është fjala për dashurinë dhe seksin.
Peshqit
Njerëzit e lindur në këtë shenjë dinë të jenë paksa të pandjeshëm ndaj dëshirave të të tjerëve në krevat, mirëpo nuk dëshirojnë që të bisedojnë sinqerisht as se çfarë ata vetë do të dëshironin. Edhe pse dinë të jenë argëtues gjatë seksit, për ta mund të thuhet që janë paksa dashnorë dembelë.
Bricjapi
Kondicioni seksual nuk është diçka që Bricjapët mund të lavdërohen. Ata kënaqen në seks dhe dinë të ofrojnë kënaqësi, mirëpo shpesh kënaqësia është gjysmake dhe sipërfaqësore.
Binjakët
Për ta nuk ka rëndësi që partnerit t’i ofrojnë kënaqësi, më shumë rëndësi i kushtojnë kënaqësisë së vet. Rrallë japin më shumë se ajo që detyrohen. Dinë të jenë shumë egoistë, madje edhe të pakëndshëm gjatë seksit.
Gaforrja
Akrepat janë njerëz shumë të pakujdesshëm kur është fjala për intimitetin. Shpesh janë joshës dhe duken mirë, mirëpo performanca në krevat u është paska monotone.
Virgjëresha
Ndonjëherë duket që kuptimi i seksit dhe Virgjëresha janë dy botë të ndryshme. Dinë të mendojnë dhe fantazojnë për seksin, mirëpo janë të dobët kur duhet diçka të ndërmarrin konkretisht. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTop pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Kurrë nuk keni dëgjuar për të, është fantastike: Poza 77 është ajo që duhet ta provoni
Si të lajmë lodrat prej pelushi
Demi: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre