LAJMI I FUNDIT:

Cila është vetura e vitit në Japoni?

Cila është vetura e vitit në Japoni?

‘Vetura japoneze e vitit’ është një Toyota Prius e re ndërsa ndiqet nga BMW X1 (automobili i importuar i vitit) dhe crossover Honda ZR-V.

Edhe pse ish-kreu i Toyota-s, Akio Toyota, nuk besonte në “fatin e mirë” të modelit Prius, inxhinierë të tjerë besuan dhe e ridizajnuan plotësisht pjesën e jashtme, duke i shtuar edhe motor hibrid.


Në variantin e fundit Prius, baza e veturës është një motor benzine 2.0 litërsh me një fuqi maksimale prej 111 kW, të cilit i bashkangjitet edhe një motor elektrik prej 120 kW.

Dy motorët së bashku ofrojnë një fuqi maksimale prej 164 kW, fuqi kjo që mundëson përshpejtimin e fuqishëm të Toyota-s (0-100 km/h në 6.8 sekonda).

Prius përmban edhe një bateri me kapacitet 13.6 kWh, karikimi i plotë i së cilës zgjat katër orë.

Çmimi “vetura japoneze e vitit” zgjidhet nga një juri prej 60 personash, me përfaqësues nga 39 vende të ndryshme. /Telegrafi/