LAJMI I FUNDIT:

Cila është tema në Met Gala 2023?

Cila është tema në Met Gala 2023?
Foto: Getty Images

Met Gala apo përfitimi i Institutit të Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit – është një ngjarje që mbahet çdo vit si një mënyrë për të mbledhur para për Institutin e Kostumeve.

Organizuar nga kryeredaktorja e Vogue, Anna Wintour, ngjarja paraqet disa nga emrat më të mëdhenj të kulturës, artit dhe politikës në vend, që zakonisht marrin vëmendje me paraqitjet e tyre.


Ngjarja mbahet të hënën e parë të majit të çdo viti. Këtë vit bie më 1 maj.

Tema e Met Gala 2023

Një transmetim i drejtpërdrejtë do të jetë i disponueshëm në faqen e internetit dhe aplikacionin e NBC.

Vogue po ashtu do të ketë një transmetim të drejtpërdrejtë për tapetin e kuq duke filluar nga ora 18:30, i shpërndarë në platformat e tij digjitale, përfshirë uebsajtin e tij, Instagramin, Facebookun dhe Twitterin.

Të gjitha lajmet nga Met Gala
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Met Gala

Për vitin 2023, Met Gala ka përqendruar temën e saj në Karl Lagerfeld dhe feston hapjen e ekspozitës “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”, e cila nderon stilin dhe temat e stilistit të ndjerë.

Lagerfeld është i njohur për transformimin e Chanel në një markë moderne si drejtor i saj kreativ duke filluar nga vitet ’80.

Paraqitjet në Met Gala

Ai ishte gjithashtu drejtor kreativ në Fendi nga vitet 1960 deri në vdekjen e tij dhe stilisti për një kohë të gjatë punoi për Chloe, e krejt në fund debutoi edhe me markë të tijën.

“Karl Lagerfeld ishte një nga forcat më magjepsëse dhe më të njohura në modë dhe kulturë, i njohur po aq për dizajnet e tij të jashtëzakonshme, aq edhe për personalitetin e tij legjendar”, tha drejtori i Muzeut Metropolitan të Artit, Max Hollein në një deklaratë për shtyp.

Është e pazakontë që eventi të zgjedhë një individ dhe jo një koncept si temë.

Paraqitjet në Met Gala

Zakonisht, temat përqendrohen në ide të tilla si marrëdhënia midis fesë dhe modës, ose modës dhe teknologjisë. Hera e fundit që tema u përqendrua te një person ishte në vitin 2017, kur ngjarja nderoi stilistin japonez Rei Kaëakubo të Comme des Garcons.

Michaela Coel, Penelope Cruz, Roger Federer, Dua Lipa dhe Wintour do të shërbejnë si bashkë-kryesues të ngjarjes.

Kostoja për një biletë individuale është afro 50 mijë euro, sipas Associated Press.

Paraqitjet në Met Gala

Një tavolinë e tërë kushton afro 300 mijë euro.

Të famshmit pothuajse gjithmonë vishen me porosi për Gala, zakonisht të krijuara nga stilisti/ja me të cilin/ën marrin pjesë.

Ansamblet e tyre marrin frymëzim nga tema që përcaktohet çdo vit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori