LAJMI I FUNDIT:

Cila është mënyra e duhur për t’i pastruar duart

Cila është mënyra e duhur për t’i pastruar duart

Disa hulumtues nga Universiteti Rutgers, përmes disa eksperimenteve, kanë zbuluar se përdorimi i sapunit antibakterial, i cili përmban një përqind dezinfektues kloriksenol, nuk është më efektiv sesa sapuni i rregullt për heqjen e E. Colit

Vitin e kaluar, Administrata e Ushqimeve dhe Ilaçeve kishte lansuar një raport ku thuhej se sapunët antibakterial nuk janë më të mirë dhe se mund të shkaktojnë probleme shëndetësore, transmeton Telegrafi.

“Njerëzit duhet të ndjehen komod kur i pastrojnë duart, ndërsa sa i përket efikasitetit, ky studim tregon se temperatura e ujit nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë”, thotë bashkëautori i këtij studimi, Donald Schaffner, profesor dhe hulumtues i shkencave të ushqimit në universitet.

Qendra e Kontrollimit të Sëmundjeve rekomandon t’i pastroni duart me ujë të çfarëdo temperature për 20 sekonda. Nëse nuk iu pëlqen të numëroni gjatë kohës kur i pastroni duart, ju mund të këndoni apo ta humbni kohën në mënyra tjera.

Mirëpo, përveç qendrës së Kontrollimit të Sëmundjeve, ky studim i ri thotë se edhe për vetëm 10 sekonda ju mund t’i hiqni dukshëm bakteriet nga duart. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori