LAJMI I FUNDIT:

Cikloni përbindësh godet Australinë – gjendje alarmante, mijëra të evakuuar (Video)

Cikloni përbindësh godet Australinë – gjendje alarmante, mijëra të evakuuar (Video)

Mijëra njerëz janë evakuuar pasi një ciklon “përbindësh” ka goditur brigjet e Australisë, me erëra mbi 260 kilometra në orë, duke “shkulur” çatitë dhe “çrrënjosur” pemët në Queensland.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gjithashtu kategoria e katërt e stuhisë ka lënë tashmë më shumë se 30.000 njerëz pa energji elektrike në Airlie Beach, Proserpine, Bowen, Mackay dhe Cannonvale.


Për të parandaluar ndonjë fatkeqësi më të madhe, thuhet se banorët e Queensland janë paralajmëruar për një përmbytje të mundshme.

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu se mund të ketë të reshura të shiut deri në 500 milimetra para ciklon se cikloni të kalojë Queensland. E qielli pritet që të “pastrohet” deri të mërkurën. /Telegrafi/