LAJMI I FUNDIT:

Cikloni Gabriel, momenti kur uji “merr me vete” urën në Zelandën e Re

Cikloni Gabriel, momenti kur uji “merr me vete” urën në Zelandën e Re

Qeveria e Zelandës së Re ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi cikloni Gabriel shkaktoi vërshime, rrëshqitje të dheut dhe dallgë të mëdha.

“Moti është i paprecedentë dhe po ndikon në një pjesë të madhe të ishullit”, tha ministri i Menaxhimit të Emergjencave, Kieran McAnulty, transmeton Telegrafi.


Një gjendje e jashtëzakonshme kombëtare është shpallur vetëm dy herë më parë – pas tërmetit me magnitudë 6.3 në Christchurch në 2011, dhe në ditët e para të pandemisë së coronavirusit.

Stuhia shkaktoi dëme të mëdha në të gjithë ishullin. Ajo “mori me vete” rrugët dhe urat dhe përmbyti periferitë e qyteteve të mëdha.

Cikloni Gabriel godet Zelandën e Re, shemben rrugët e urat – 200 mijë banorë mbesin pa rrymë
Lexo po ashtu Cikloni Gabriel godet Zelandën e Re, shemben rrugët e urat – 200 mijë banorë mbesin pa rrymë

Zyrtarët thanë se të paktën 225 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike. Pothuajse një e treta e 5.1 milionë banorëve të Zelandës së Re jetojnë në zonat e prekura nga stuhia, e cila përfshin Auckland, qytetin më të madh.

E në rrjetet sociale janë publikuar video të ndryshme që tregojnë fuqinë e këtij cikloni shkatërrues. Në një video uji “merr me vete” urën që banorët e shfrytëzonin. /Telegrafi/