LAJMI I FUNDIT:

Çiklizmi apo ecja? Cilën duhet ta preferoni më shumë?

Çiklizmi apo ecja? Cilën duhet ta preferoni më shumë?

Çfarë ndodh nëse e përdorni shumë rrallë një makinë? Me siguri se me kohën nuk do të funksionojë siç duhet, ose do të prishet e gjitha.

Thuajse e njëjta rregull aplikohet edhe te trupi i njeriut – fillon të vuajë nga mbipesha, shtypja e lartë e gjakut, diabeti etj., nëse veç e injoroni aktivitetin fizik, transmeton Telegrafi.

Ditëve të sotme shumica e njerëzve vuajnë nga sëmundje të ndryshme për shkak se nuk gjejnë kohë për të bërë ushtrime fizike, për të ecur apo për të çikluar. Veç kësaj, ata preferojnë të udhëtojnë me vetura private, dhe kjo vetëm ua kufizon aktivitetin fizik.


Sidoqoftë, studime dhe hulumtues të shumtë kanë dëshmuar se aq më shumë që ecim apo çiklojmë, aq më pak do të jemi të prirë të jemi mbipeshë apo të vuajmë nga diabeti. Në fakt, ekspertët thonë se çiklizmi është më i mirë sesa ecja pasi që i tonifikon dhe ndërton muskujt, e veçanërisht në pjesën e poshtme të trupit. Çiklizmi është i mirë për ijët, këmbët, kofshët etj. Dhe është veçanërisht i mirë për ata që vuajnë nga dhimbja e nyejve.

Arsye tjetër se përse duhet ta preferoni çiklizmin më shumë se ecjen, është se çiklizmi konsiderohet aktivitet aerobik dhe ndihmon në funksionimin e duhur të zemrës, enëve të gjakut dhe mushkërive.

Çiklizmi i rregullt për gjysmë ore në ditë, jo vetëm që do t’ju ndihmojë t’i digjni 1,000 kalori në javë, por gjithashtu do t’ju ndihmojë ta kontrolloni sheqerin në gjak. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

Stjuardesa sugjeron pse nuk duhet të duartrokitni pas aterimit të aeroplanit

A e dini se...
Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

Mund të hiqni njollat e verdha në rrobat e bardha me vetëm një përbërës

A e dini se...
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Si të njohim njё person tё shenjёs sё Akrepit

Si të njohim njё person tё shenjёs sё Akrepit

Ujori - Horoskopi vjetor për 2025: Viti i Ri – një fillim i ri, në maj do të mësoni një leksion të rëndësishëm jetësor

Ujori - Horoskopi vjetor për 2025: Viti i Ri – një fillim i ri, në maj do të mësoni një leksion të rëndësishëm jetësor

Astrologji
Gaforrja – Horoskopi vjetor për 2025: Fillimi i vitit sjell një fluks të mirë parash, këta dy muaj janë vendimtarë për avancimin në karrierë

Gaforrja – Horoskopi vjetor për 2025: Fillimi i vitit sjell një fluks të mirë parash, këta dy muaj janë vendimtarë për avancimin në karrierë

Astrologji
Kalo në kategori