eksperti ad

Viti i parë i shkollës së mesme i Justin Htunterit duhej të ishte i madh. Futbollisti i yllit së zonës së Atlantas mezi priste oferta nga kolegjet e ndryshme ndërsa shijonte sezonin e tij të fundit.

Tani, nëse futbolli rifillon, do të jetë sezoni i parë që do të luan pa prindërit e tij. Justin, 17 vjeç, humbi të dy prindërit brenda disa dite nga coronavirus. Asnjë prej tyre nuk kishte mbushur 60 vjeç.


Eugene Hunter Jr., 59 vjeç, ishte një muzikant i suksesshëm i xhazit, i cili në vitin 2015 publikoi një album të quajtur "It’s my time". Angie Hunter, 57 vjeç, punonte në sektorin e resurseve humane në Primerica, një kompani marketingu shumëplanësh që shiste sigurime. Të dy ishin të martuar për mbi 30 vjet, dhe Justin është fëmija i tyre i vetëm.

"Asnjëherë nuk kam menduar se do t’i humb prindërit e mi ndaj kësaj", tha Justin për CNN.

Justin tha se nuk është i sigurt se si u infektuan. Angie mori çdo masë paraprake që nga fillimi i pandemisë - ajo vendoste maskën dhe vishte dorezat sa herë që shkonte në dyqan ushqimesh dhe dezinfektonte gjërat ushqimore para se t'i sillte brenda.

200804100653 03 high school loses parents coronavirus trnd exlarge 169

Eugene ishte i pari që rezultoi pozitiv dhe gjendja e tij u përkeqësua aq shpejt sa që Justin nuk mund ta besonte se kjo po i ndodhte në të vërtetë. Ai vdiq më 26 korrik, transmeton Telegrafi.

Vdekja e babait të tij e pikëlloi shumë Justinin. Ai vështirë se ka pasur kohë ta kalonte pikëllimin pasi që katër ditë më vonë, edhe nëna e tij vdiq nga ndërlikimet e coronavirusit.

Justin tha se kurrë nuk e ka menduar që mund ta humb familjen nga COVID-19, veçanërisht pas masave paraprake që morën.

"Ata morën të gjitha hapat e duhur për ta bërë familjen tonë të sigurt, dhe madje duke e bërë atë, ata ende vdiqën nga virusi", tha ai.

Justin rezultoi pozitiv për coronavirusin rreth dy javë më parë, menjëherë pasi babai i tij mori rezultatet e tij. Ai ishte asimptomatik, por duke parë se sa shpejt familja e tij u sëmurë, 17-vjeçari po ua rekomandon njerëzve të veshin maskat, nëse jo për veten e tyre, atëherë për njerëzit që kurrë si kanë njohur, si prindërit e tij.

"Ky virus është shumë i vërtetë", tha ai duke pohuar se ende nuk i besohet se ata kanë ikur. "Unë thjesht u ndjeva shumë më mirë duke e ditur se asnjëri prej tyre nuk po luftojnë më. Ata janë së bashku në parajsë me Perëndinë", pohoi ai. /Telegrafi/