LAJMI I FUNDIT:

Çifti shpërqendrohet duke bërë selfie në shkallët elektrike, vajza 10-muajshe rrëshqet nga dora e nënës dhe humb jetën (Video, +18)

Çifti shpërqendrohet duke bërë selfie në shkallët elektrike, vajza 10-muajshe rrëshqet nga dora e nënës dhe humb jetën (Video, +18)

Një vajzë 10-muajshe ka humbur jetën pasi rrëshqiti nga dora e nënës dhe u rrëzua nga shkallët elektrike (lëvizëse), derisa raportohet se nëna e saj ishte shpërqendruar duke bërë selfie me bashkëshortin.

Kamerat e sigurisë brenda një qendre tregtare në Indi, kanë filmuar momentin kur çifti në shkallët elektrike bëjnë selfie dhe befasisht të ëmës i rrëshqet nga dora fëmija dhe bie nga shkallët e humb jetën, transmeton Telegrafi.


Sipas dëshmitarë që kishin parë incidentin, bashkëshorti i kishte kërkuar gruas së tij të bëjnë një selfie derisa ishin në shkallës elektrike, ku shpërqendrimi i tyre i kushtoi me jetë fëmijës që humbi baraspeshimin dhe u rrëzua.

Në video shihet fëmija duke u përplas në një pjesë të metaltë, dhe më pas bie në hapësirën mes shkallëve në qendrën tregtare në Ganganagar, Rajasthan.

Edhe pse e dërguan me urgjencë në spital, mjekët në spital konstatuan vdekjen e vajzës së pafat. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin. /Telegrafi/