LAJMI I FUNDIT:

Çifti paguan 12 mijë dollarë për një apartament luksoz në Ibiza – kur shkuan atje, e kuptuan se fare nuk ekzistonte

Çifti paguan 12 mijë dollarë për një apartament luksoz në Ibiza – kur shkuan atje, e kuptuan se fare nuk ekzistonte

Një çift britanik që fluturuan në Ibiza u tmerruan kur zbuluan se apartamenti që kishin rezervuar prej 12,000 dollarësh për dy javë nuk ekzistonte.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Ian dhe Denise Feltham, nga Chiswick, në perëndim të Londrës, menduan se do të kalonin pushimin e tyre dy javor në Ibiza në një apartament VIP në kompleksin Las Boas me një vaskë të nxehtë dhe banjë turke.


Rezervimi që kishin bërë, siç thuhet më tej, dukej i besueshëm, me 37 komente dhe një vlerësim me pesë yje. Por kur dyshja mbërritën, ata e kuptuan se ndoshta ishin mashtruar.

Kështu ata u detyruan të rezervojnë strehimin më të afërt 40 milje larg – duke u kushtuar atyre rreth 250 dollarë ekstra për një natë.

Zhvilluesi i pronave Z. Feltham, 75 vjeç, ka rrëfyer: “Kur arritëm, recepsionisti na tha: ‘Nuk ka diçka të tillë si një apartament VIP në Las Boas’”.

Kështu, 75-vjeçari raportoi shqetësimet e tij në Airbnb por siç ishte thënë ai mund të merrte një rimbursim vetëm nëse ata paraqiteshin në pronë dhe nuk lejoheshin të futeshin në dhomë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Eh, bionde

Eh, bionde

Sigurimi dhe organizatori nuk mund të vendosin se në cilën karrige ta ulin liderin e Koresë së Veriut, pamjet bëhen virale

Sigurimi dhe organizatori nuk mund të vendosin se në cilën karrige ta ulin liderin e Koresë së Veriut, pamjet bëhen virale

Virale
Një qen është “ngjitur” në një shtyllë nga një fqinj i zemëruar - si një ndëshkim për urinimin në oborrin e tij

Një qen është “ngjitur” në një shtyllë nga një fqinj i zemëruar - si një ndëshkim për urinimin në oborrin e tij

Fun
Vallëzime erotike dhe “twerk” në mes të rrugës (Video)

Vallëzime erotike dhe “twerk” në mes të rrugës (Video)

Fun
Kalo në kategori