LAJMI I FUNDIT:

Burri tenton t’ia marr fëmijën gjashtë muajsh

Burri tenton t’ia marr fëmijën gjashtë muajsh
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar pasi për shkak të raporteve jo të mira me bashkëshorten e tij ka dashur t’ia marr fëmijën gjashtë muajsh.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:15, në Prizren.

Siç thuhet në raport, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka raporte të mira me bashkëshorten e tij dhe ka dashur t’ia marrë fëmijën gjashtë muajsh pasi nuk dëshiron të jetoj më me të. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/