Paratë e marra gabimisht si ndihma sociale tashmë i kanë kthyer dhe borxhet e sigurimit të papunësisë po i shlyejnë. Kjo ka bërë që çifti të fitojë trajtim më të mirë
Një çift me shtetësi kosovare ka marrë rreth 2,400 franga në muaj përfitime të papunësisë dhe ndihmë sociale, edhe pse të dy punonin pjesërisht. Komuna i ka zbuluar – dhe tani, Gjykata Penale e Lucernit ka dënuar çiftin për mashtrim masiv, shkruan zentralplus.ch.
Familja me katër fëmijë qe vënë në shënjestër të autoriteteve, që në vitin 2017. Pastaj kishte dalë në dritë fakti që prindërit kishin shfrytëzuar zyrën e mirëqenies sociale dhe fondin e papunësisë për dy vite të tëra.
Paraqiteshin sikur të dy të ishin të papunë dhe nuk kishin të ardhura. Por në fakt, ata punonin në mënyrë sporadike. Ai, si punëtor i përgjithshëm, ajo fillimisht si shitëse në një dyqan rrobash. Më vonë ajo kishte punuar edhe si pastruese.
Ndonjëherë burrit i paguheshin pagat me para në dorë. Por, shumicën e kohës, paratë shkonin në një llogari bankare që ai dhe gruaja e tij e mbanin të fshehtë nga autoritetet. Ata “kanë mashtruar komunën dhe në këtë mënyrë kanë bërë që të ardhurat e padeklaruara të mos merreshin parasysh kur llogaritej e drejta për ndihmë sociale”, thuhet në një vendim të lëshuar nga Gjykata Penale në Lucern.
Gjithsej rreth 27,000 franga u janë paguar gabimisht
Burri gjithashtu merrte përfitime ditore të sigurimit të papunësisë në total prej rreth 67,000 frangash.
Ai po ashtu nuk kishte të drejtë të merrte këto para. Mesatarisht, familja, gjatë dy viteve apo më shumë, ka rritur të ardhurat e saj me 2,400 franga në muaj përmes gënjeshtrave.
Nga këndvështrimi i zyrës së prokurorit publik, nuk mund të ketë asnjë “arsye të respektueshme” për mashtrim të mirëqenies sociale. Familja kosovare nuk ishte në “vështirësi serioze”. Ata kanë gënjyer autoritetet “thjesht për të pasur më shumë para në dispozicion në muaj”, thuhet në aktakuzë.
Por, tani çiftit i ka ardhur “fatura” për atë që kanë bërë. Ata tashmë kanë ndërmarrë hapin e parë: paratë e marra gabimisht si ndihma sociale tashmë i kanë kthyer. Borxhet e sigurimit të papunësisë po i shlyejnë çdo muaj.
Marrëveshje me prokurorin
Ripagimet – dhe pranimi i veprës nga ana e tyre, kanë bërë që çifti të fitojë trajtim më të mirë. Zyra e prokurorit publik ka ofruar në këtë rast procedurën e ashtuquajtur të shkurtuar. Kështu, prokurori dhe mbrojtja kanë rënë dakord për një dënim që është i përshtatshëm për të dy palët.Dhe në një rast të tillë, gjykata ka vetëm mundësinë të miratojë “marrëveshjen” ose jo.
Në rastin aktual, propozimi ishte si më poshtë. Gruaja dënohet me një gjobë me kusht prej 150 tarifave ditore nga 30 franga. Ajo duhet të paguajë 4,500 franga nëse vepra ripërsëritet brenda dy vjetësh. Por, një gjobë prej 1,000 frangash ajo duhet ta shlyjë menjëherë. Burri, nga ana tjetër, dënohet me 12 muaj burgim me kusht.
Mes palëve ekziston një pajtim se këtu kemi të bëjmë me një “rast vështirësie” – prandaj duhet të hiqet dorë nga vendimi për dëbim të çiftit nga Zvicra.
I akuzuari, tashmë 42-vjeçar kishte ardhur në Zvicër në moshën 14 vjeçare. Gruaja e tij tani 41 vjeçare ka jetuar këtu për 20 vjet.
Çifti ka katër fëmijë, njëri prej të cilëve është vetëm 12 vjeç dhe vazhdon ende shkollën. Prandaj, nga këndvështrimi i gjykatës, nuk mund të pritet që familja të largohet nga Zvicra. Sidomos pasi që perspektivat e riintegrimit në Kosovë janë “të vogla”, siç thotë gjykimi. Gjykata në fund ka miratuar “marrëveshjen”, transmeton albinfo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQuni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
Nën masa të rrepta sigurie, Rama viziton sot shqiptarët në Athinë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak
Zvicra fiton "Eurovision 2024"
Holanda përjashtohet nga finalja e "Eurovision 2024"
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron