LAJMI I FUNDIT:

Çifti Ahtisaari shërohen nga coronavirusi, dalin negativ në testin e fundit

Çifti Ahtisaari shërohen nga coronavirusi, dalin negativ në testin e fundit

Ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari dhe bashkëshortja e tij Eeva Ahtisaari, të cilët ishin diagnostikuar me infeksionin e coronavirusit muajin e kaluar po shërohen gradualisht, thuhet në një njoftim për shtyp të lëshuar nga Zyra e Presidentit të martën.

Po sipas të njëjtit njoftim, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, të dy ata janë testuar përsëri dhe kanë dalë negativ në testin për coronavirus.


Ish-presidenti 82 vjeç u infektua nga coronavirus më 24 mars ndërsa ish Zonja e Parë – 82 vjeçe – më 21 mars.

Eeva mori pjesë në një koncert që shënoi Ditën Ndërkombëtare të Grave në Helsinki, më 8 mars, ku një pjesëmarrëse kishte dalë pozitive në testin për coronavirus.

Ahtisaari, gjithashtu një laureat për Çmimin Nobel, ishte presidenti i 10-të i vendit dhe shërbeu nga 1994 deri në 2000.

Ai fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2008 për kontributin e tij në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare.

Ai është gjithashtu themeluesi i një organizate jofitimprurëse Iniciativa e Menaxhimit të Krizave, e cila punon për ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e konflikteve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori