LAJMI I FUNDIT:

Çiftet pa fëmijë vdesin më herët?

Çiftet pa fëmijë vdesin më herët?

Hulumtimi më i ri shkencëtarëve nga Danimarka tregon që çiftet pa fëmijë kërcënohen me vdekje të parakohshme, por që edhe adoptimi i fëmijës mund ta ulë në minimum rrezikun nga vdekja e parakohshme.

Udhëheqësi i hulumtimit, prof. Esben Agerbo, me ekipin e vet profesional ka shqyrtuar rezultatet e shkallës së natalitetit dhe mortalitetit, numrin e fëmijëve të adoptuar si edhe numrin e trajtimeve të fekondimit in vitro në Danimarkë nga viti 1994 deri në vitin 2008.
Në periudhën prej 1994 deri në vitin 2005, 21.276 çifte kanë kaluar nëpër fekondimin in vitro, 15.210 kanë lindur fëmijë, derisa 1.564 çifte kanë adoptuar fëmijë.

Në Danimarkë një numër i madh çifteve që dëshirojnë të adoptoj në fëmijë së pari u nënshtrohen trajtimeve të fekondimit in vitro.
Rezultatet kanë treguar që adoptimet janë më të shpeshta te çiftet të cilët janë financiarisht stabilë, dhe ata pastaj jetojnë më gjatë dhe kanë rrezik më të vogël për të pasur çrregullime mentale.
Edhe pse hulumtimi kritikohet, sepse nuk është mjaftueshëm reprezentativ ekspertët theksojnë që është më shumë se evidente që fëmijët kanë efekt pozitiv në shëndetin e prindërve.

Çrregullimet mentale kanë qenë dukshëm më të shpeshta te personat dhe çiftet që nuk kanë fëmijë, ata po ashtu kanë pasur rrezik më të lartë nga krijimi i sëmundjeve të sistemit kardiovaskular dhe kanceri, për ç’arsye mund’ të vijë deri te vdekja e parakohshme. Rezultate kanë treguar që çiftet të cilat adaptojnë fëmijë kanë rrezik nga vdekja e parakohshme për madje 50 për qind më pak.

Shkencëtarët theksojnë që arsye mund të jenë sjellja e papërgjegjshme, konsumimi i drogës, konsumimi i tepruar i alkoolit, pirja e duhanit dhe depresioni. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
Kalo në kategori