LAJMI I FUNDIT:

Çiftet e Big Brother VIP Albania përfundojnë në fermë për Shën Valentin, duhet të kujdesen për bagëtinë nëse duan ta rrisin çmimin me 20 mijë euro

Çiftet e Big Brother VIP Albania përfundojnë në fermë për Shën Valentin, duhet të kujdesen për bagëtinë nëse duan ta rrisin çmimin me 20 mijë euro
Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Ajo që filloi si një mbrëmje e mbushur me atmosferë romantike në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” mori një kthesë të papritur kur Vëllai i Madh transformoi arenën e “Supersport” në një fermë të vogël.

Shtëpia u pajis me një gamë të gjerë kafshësh, nga dele e pulat te dhia, për të cilat do të kenë përgjegjësi të veçantë tri çifte.

Me ardhjen e një zarfi të bardhë, çiftet u njoftuan se do të përballen me një mision shtesë: nëse do të kujdesen për kafshët dhe ta përmbushin misionin si duhet, ata do të shtojnë 20 mijë euro në fondin e çmimit të madh.


Nga ana tjetër, nëse nuk e realizojnë misionin me sukses, 20 mijë euro do të zbriten nga ky fond.

Sfida e misionit me kafshët pritet të ndikojë jo vetëm tre çiftet e përfshira, por edhe të tjerët në shtëpi. “Jam i bindur se do të bëni një punë të shkëlqyer”, u tha Ledioni çifteve, duke shtuar një element humorist: “Nëse kjo nuk ndodhë do të kini dele dhe dhi aty”.

Ledion Liço u ka bërë me dije banorët se në ditën në vijim do të ketë një komunikim tjetër nga Vëllai i Madh dhe u paralajmëroi për rregullat strikte: “Dera e arenës ‘Super Sportit’ do të jetë e mbyllur, dhe ju nuk duhet të ketë asnjë komunikim me banorët jashtë, sepse përndryshe Vëllai i Madh do të marrë masa”.

Ky mision shtesë në BBVA shton një dimension të ri të sfidës dhe të bashkëpunimit mes banorëve, duke i bërë ato pjesë aktive të një provimi që synon të testojë aftësitë dhe durimin e tyre në kushte të veçanta, ndërkohë që publiku pret me padurim të shohë rezultatet e punës së tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
Banorja e Big Brother befason: Kam qenë në lidhje edhe me vajza, nuk e kam problem

Banorja e Big Brother befason: Kam qenë në lidhje edhe me vajza, nuk e kam problem

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina

"Legen mashkull, të ka mbajtur femra", G Bani sulmon Gjestin për ish-të dashurën: Gjashtë meshkuj me ju mbajtë një femër

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina

"Më ke bërë të ndihem si plehrë", Gjesti - Eglit: Kur e kam parë ma ka shpifur

Magazina
Kalo në kategori