Church planifikon rikthimin muzikor

Ish-ylli i muzikës klasike bëri famë si 12-vjeçare dhe më vonë lansoi karrierë në muzikën pop. Ajo shiti gati 11 milionë albume në gjithë botën. Por krijuesja e hitit “Crazy Chick”, u nda me kompaninë Sony BMG në vitin 2006, dhe më vonë u bë nënë.
Tash pas tre viteve, Church planifikon t’i kthehet muzikës pop, dhe shfrytëzon vendlindjen e saj Uellsin për të realizuar incizimet e reja.
“Nuk e di kur do të del. Jam duke e incizuar me artistë lokal, për momentin. Ata e fusin zemrën dhe shpirtin në të, derisa muzicientët nga Londra, ata vetëm dëshirojnë ta përfundojnë dhe të kalojnë në punën tjetër”, ka thënë këngëtarja.
Nga
Telegrafi
31/08/2009
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































