LAJMI I FUNDIT:

Christopher Hill jep betimin e ambasadorit të SHBA-së në Beograd: Pres perspektivë të re e frymë konstruktive

Christopher Hill jep betimin e ambasadorit të SHBA-së në Beograd: Pres perspektivë të re e frymë konstruktive

Christopher Hill, të martën ka dhënë betimin për postin e ambasadorit të SHBA-së në Beograd.

Në fjalët e tij, Hill ka thënë se është shumë i lumtur që është konfirmuar nga Senati Amerikan për të shërbyer si ambasador në Serbi.


“Isha shumë mirënjohës dhe jashtëzakonisht i kënaqur që u konfirmova nga Senati i SHBA në fund të javës së kaluar. Tani, në ditët plot tension në vijim, mund ta kthej vëmendjen në përfundimin e atyre përgatitjeve që ne të gjithë bëjmë kur nisemi në një udhëtim të rëndësishëm, çfarë të bëjmë dhe çfarë të lëmë pas”, tha ai.

Tutje Hill theksoi rëndësinë e bashkëpunimit përkundër gjendjes së trazuar.

Po ashtu ka ambasadori amerikan ka shtuar se pret frymë konstruktive të mardhënieve me Serbinë.

“Pa dyshim që këto janë kohë të trazuara. Por unë besoj se dy vendet tona mund t’i takojnë së bashku me një frymë dhe ton konstruktiv dhe me vetëdijen se kemi shumë interesa të përbashkëta. Unë dua të shoh lidhjet tona dypalëshe të rriten dhe të përparojnë si kurrë më parë dhe dëshiroj veçanërisht që marrëdhënia jonë të dalë nga këto sfida globale më mirë dhe më e fortë. Unë besoj në vizionin e një marrëdhënieje dinamike Serbi-SHBA, e bazuar në një themel të thellë të respektit të ndërsjellë”, deklaroi ai.

https://telegrafi.com/kush-eshte-amerikani-christopher-hill-nominuar-per-ambasador-ne-serbi/
Lexo po ashtu https://telegrafi.com/kush-eshte-amerikani-christopher-hill-nominuar-per-ambasador-ne-serbi/

Hill, para konfirmimit nga Senati Amerikan pati thënë se Serbia duhet të normalizojë marrëdhëniet e saj me Kosovën, si parakusht për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Ai e paraqiti çështjen e dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, si një nga përparësitë që do të ndjekë nëse konfirmohet për postin e ambasadorit të Serbisë.

“Nëse konfirmohem, unë do ta inkurajoj Serbinë që të angazhohet fuqishëm dhe urgjentisht për të gjetur një rrugë përpara me fqinjin e saj”, kishte deklaruar ai.

Ndryshe, Christopher Hill ka mbajtur poste të rëndësishme në diplomacinë amerikane.

Hill konsiderohet si një negociator i vështirë dhe këtë status e konfirmoi edhe gjatë periudhës kur ishte i dërguar special për Kosovën në negociatat e vitit 1999 në Rambuje të Francës, i cili luajti një nga rolet kryesore në negociatat që i paraprinë konferencës në Rambuje në vitin 1999, ku ishte pjesë e grupit të njohur si i kontaktit.

Ai e zëvendëson Anthony Godfrey, i cili ka qenë ambasador në Beograd që nga muaji nëntor i vitit 2019./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori