Christina Aguilera riktheu epokën e saj të famshme “Dirrty” gjatë një koncerti në San Francisko, 23 vjet pas publikimit të hitit.

Këngëtarja 44-vjeçare u ngjit në skenë në Festivalin e Muzikës Portola e veshur me një kostum trupi prej lëkure të zbukuruar me zinxhirë dhe rruaza argjendi, capuçë shndritëse argjendi, doreza pa gishta, geta rrjetë peshkimi dhe syze dielli me nuanca, duke rikrijuar stilin e saj të viteve 2000.


Performanca e saj nisi me këngën “Dirrty”, ndërsa flakët u ngritën mbi skenë, duke bërë turmën të ndjehej sikur ishte rikthyer në vitin 2002, shkruan DailyMail.

Christina përshkroi udhëtimin e saj mbi 20-vjeçar në karrierë dhe tregoi se nuk ndjen më nevojën të shqetësohet për komentet e publikut mbi trupin e saj, pavarësisht se është përfolur për ndryshime fizike dhe humbje peshe vitet e fundit.

Ylli i Grammy tha se tani ka mësuar të mos lejojë që mendimet e të tjerëve ta ndikojnë, duke theksuar rëndësinë e të zënë hapësirën e vet dhe të ndjehet e lirë në vetvete.

Nëna e dy fëmijëve tregoi se pjekuria e saj e ka mësuar të mos pranojë kritika për pamjen e saj dhe të jetojë sipas rregullave të veta. /Telegrafi/