LAJMI I FUNDIT:

Chrissy Teigen rrëfen për luftën e saj me depresionin pas lindjes

Chrissy Teigen rrëfen për luftën e saj me depresionin pas lindjes

Jeta familjare e Chrissy Teigen me burrin John Legend dhe vajzën Luna Simone duket e përsosur në pamje të parë.

Por në një intervistë me ‘Us Magazine’, modelja ka treguar se ka pasur një betejë të vështirë me depresionin pas lindjes, dhe kishte arritur ta mposhtë atë falë mbështetjes së Johnit, transmeton Telegrafi.


“E kisha humbur interesin në gjithçka. Nuk mund të zgjohesha nga shtrati. I mbaja pizhamet afër sepse nuk dëshiroja të ngjitesha lart”, ka pranuar Chrissy.

Ajo e din se depresioni pas lindjes, si fenomen i njohur që është, mund t’i prekë të gjitha gratë.

“Është tejet e vështirë të shohësh sa e privilegjuar je dhe ende të mbetesh e frustruar, e zemëruar dhe e vetmuar. Ju bën të ndiheni si një bushtër”, ka  rrëfyer ajo.

Ndërsa John ka treguar se është pak e vështirë të tregohesh partner i mirë dhe t’i ndihmosh në atë periudhë. Por, ka thënë se çelësi i këtij problemi ka qenë fillimisht kuptimi i problemit, dhe pastaj kërkimi i ndihmës.

Por, tani ajo dhe John janë të përgatitur për t’ia shtuar edhe një djalë familjes së tyre. /Telegrafi/