Chris Brown pëson një incident në skenë - 'ngec' në ajër derisa po performonte

Chris Brown pësoi një incident në koncertin e së martës derisa po interpretonte një nga këngët e tij.
Ylli fitues i 'Grammy'-t ishte në një skenë të sikletshme në Qendrën Prudential në Newark, NJ, ndërsa po këndonte "Under the Influence".
Brown dukej se u ndal në mes të këngës, megjithëse publikoi nuk kuptoi asgjë, pasi ai vazhdoi performancën.

Një Brown i mërzitur më pas u sinjalizoi punonjësve të turneut që ta ndihmonin të zbriste.

Pavarësisht se ishte i ngecur, ai nuk pushoi së kënduari dhe vazhdoi të performonte.

Një shkallë u soll në skenë dhe artisti zbriti poshtë dhe mbaroi interpretimin e këngës së tij, megjithëse shkëmbeu fjalë me një nga punonjësit e turneut që ndihmoi në afrimin e shkallës.
Në fund të koncertit që zgjati dy orë, ai u tha të pranishmëve se ishte i zemëruar, por edhe e tejkaloi ngjarjen.

Koncerti shfaqi një sërë hitesh të tij, duke përfshirë: "Go Crazy", "No Guidance", "Loyal", "She Ain't You", "With You" dhe këngën e tij debutuese të vitit 2005, "Run It". /Telegrafi/


























































