LAJMI I FUNDIT:

Chollet pas bisedës me Kurtin: Zbatimi i Propozimit do të sjellë përfitime të rëndësishme

Chollet pas bisedës me Kurtin: Zbatimi i Propozimit do të sjellë përfitime të rëndësishme

Këshilltari i lartë i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet ka zhvilluar të premten në mbrëmje një bisedë telefonike me kryeministrin e vendit, Albin Kurti në prag të takimit të 18 marsit në Ohër të Maqedonisë ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut.

Chollet në një postim në Twitter shkruan se me kryeministrin Kurti kanë biseduar lidhur me aneksin e zbatimit të propozimit.


“Bisedove me kryeministrin Albin Kurti për bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE. Zbatimi do të zhbllokojë përfitime të rëndësishme për të dy vendet dhe do të tregojë përkushtim për një të ardhme paqësore për rajonin”, shkruan Chollet.

Takimi Kurti-Vuçiq, shefi i NATO-s: Pres konstruktivitet dhe përparim në dialog
Lexo po ashtu Takimi Kurti-Vuçiq, shefi i NATO-s: Pres konstruktivitet dhe përparim në dialog

Ndërkaq, Kurti ka bërë të ditur se me Cholletin ka biseduar për rëndësinë e këtij takimi për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik si dhe sigurinë.

Po ashtu, kreu i ekzekutivit gjatë kësaj telefonate ka theksuar se Kosova është e përkushtuar që takimi në Ohër të përfundojë me sukses.

“Diskutuam rëndësinë e kësaj fundjave për Kosovën, rajonin, integrimin euroatlantik dhe sigurinë. Theksova se jemi të përkushtuar që e nesërmja të jetë e suksesshme”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

A mund të pengohet Kosova për anëtarësim nga Serbia në KiE? Reagime nga ish-diplomatë e deputetë nga Evropa

Muhamet Hajrullahu
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di

Lajme
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës

Lajme
Kalo në kategori