LAJMI I FUNDIT:

‘Cholito’ Simeone: Nofka tani nuk më shqetëson, pasi nuk jam më vetëm djali i Diegos

‘Cholito’ Simeone: Nofka tani nuk më shqetëson, pasi nuk jam më vetëm djali i Diegos

Gazzetta dello Sport Sportbook ka zgjedhur për ballinë e saj një intervistë me yllin e Hellas Verona, Giovanni Cholito Simeone, i cili është djali i trajnerit të njohur Diego Simeones që drejton Atlético Madridin.

Në këtë intervistë, argjentinasi hap dyert e shtëpisë së tij në mënyrë që fansat e futbollit të njohim pak më shumë djalin e Diego Simeones, i cili po luan një rol të madh në Serie A me ekipin e tij, Hellas Verona.

Mes bisedës së relaksuar dhe intime me gazetën italiane, Simeone ka theksuar se nuk i bën përshtypje më që e thërrasin me pseudonimin “Cholito”, në fakt është i lumtur që identifikohet me të.


“Më pëlqen shumë. Më parë, jo, kam dëgjuar që më kanë quajtur kështu për shkak të babain tim, Cholo”.

“Tani ndjej se më referohen mua, njeriu që jam. Ndjej se Cholito është Giovanni, jo djali i Diego-s”,thotë sulmuesi argjentinas.

Ai tani mburret se ka gjetur një ekuilibër të madh futbollistik këtë sezon dhe thekson se meditimi e ka ndihmuar që t’i bëjë shifrat shumë më të mira këtë vit.

Cholito Simeone ka shënuar 11 gola në 15 ndeshje dhe është gati të thyejë një rekord personal: 12 gola që ka arritur me Genoan, por në 35 ndeshje.

Nëse vazhdon me këto shifra një transferim i mundshëm te një ekip i madh vitin e ardhshëm nuk do të ishte befas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori