Giorgio Chiellini i sjell lajme të mira trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri.

Mbrojtësi që është edhe lider i mbrojtës u dëmtua përballë Interit, por nuk do të mungojë gjatë dhe pritet të humbasë vetëm sfidën e Kupës së Italisë kundër Interit.


Lajmi i mirë është se Giorgio Chiellini do të jetë në dispozicion të Allegrit në Ligën e Kampionëve në përballjen e kthimit kundër Bayern Munich që zhvillohet në Allianz Arena.

“Dëmtimi i Giorgio Chiellinit nuk është shqetësues dhe mbrojtësi bardhezi pritet të mungojë vetëm 10 ditë”,shkruan faqja zyrtare e Juventusit.

Chiellini është kthyer në një lojtarë të lëndohet lehtë pasi i ka munguar Juventusit në përballjet delikate si ajo kundër Napolit dhe kundër Bayernit.

Ai këtë radhë do të jetë në fushë në përballjen që do të vendosë fatin e bardhezinjve në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

telegrafi sport app