LAJMI I FUNDIT:

Chevy Volt do të tingëllojë gjatë lëvizjes sikur makinat në video-lojëra (Foto)

Chevy Volt do të tingëllojë gjatë lëvizjes sikur makinat në video-lojëra (Foto)

Me tingujt sikur te PlayStation 2, do t’i paralajmërojë kalimtarët që mund të jenë në rrezik

Për dallim prej veturave të zakonshme me benzinë apo naftë, makinat elektrike nuk dëgjohen kur përshpejtojnë, transmeton Telegrafi.

Shkaku i formës së punës së motorëve të tyre, EV janë krejtësisht të qetë në lëvizje. Kjo po pëlqehet shumë nga disa, por grupi tjetër janë të pakënaqur.

Mund të pëlqehet për vozitje familjare, por entuziastët po duan ta dëgjojnë motorin kur e rrisin shpejtësinë. Nuk janë vetëm entuziastët, që janë të pakënaqur me qetësinë që kanë EV.

Departamenti i Transportit të Shteteve të Bashkuara, ka kërkuar që prodhuesit e makinave elektrike, të bëjnë diçka sa i përket zhurmës, pasi qetësia po konsiderohet e rrezikshme.

Makinat duhet të kenë çfarëdo zhurme kur lëvizin, që të dëgjohen prej kalimtarëve pasi paraqesin rrezik potencial. Deri më tani, shumë prodhuesi i kanë pajisur makinat elektrike, me tinguj të lehtë që aktivizohen në afërsi të objekteve të ndryshme.

Automative News raporton se Volt 2019, do të ketë zhurmë të veçantë kur përshpejton dhe i afrohet objekteve, veçanërisht njerëzve.

Burime pranë Chevy, bëjnë të ditur se ky EV do të lëshojë tinguj nga video-loja PlayStation 2, varësisht ku ndodhet dhe në çfarë shpejtësie lëvizë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Auto
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Auto
Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Auto
Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Auto
Kalo në kategori