LAJMI I FUNDIT:

Chevrolet Corvette me kulm që hapet, si dhe çmim të arsyeshëm

Chevrolet Corvette me kulm që hapet, si dhe çmim të arsyeshëm

Kjo është hera e parë, që kulmi i Corvette ka shtresë të fortë e cila mund të paloset

Veturat që e kanë mundësinë e hapjes së kulmit, janë kryesisht luksoze dhe për to duhet të paguhen shuma të mëdha të parave, transmeton Telegrafi.


Por, çmimi nuk duket se është problemi te një veturë e tillë, së paku kështu pretendon Chevrolet për modelin Corvette, që nuk duke se ka çmim të shtrenjtë.

Të interesuarit për këtë veturë që ka çmim bazë prej 54,700 eurove, duhet të paguajnë vetëm 8,500 euro më shumë, për mundësinë e hapjes së kulmit. Në këtë formë, çmimi i këtij modeli është mjaft i arsyeshëm, pasi nuk kushton mbi 62 mijë euro, përfshirë edhe transportin.

Deri më tani, Chevrolet Corvette kishte tavan të butë, ndërsa me modelin e fundit kulmi është i fortë që paloset në pjesën e pasme.

Mekanizmi është i përbërë nga katër motor të vegjël, që i mundësojnë të paloset për 16 sekonda, në mënyrë shumë të mirë. /Telegrafi/