Cheryl ishte nën përkujdese intensive në fillim të muajit për shkak të sëmundjes së saj, ndërsa tani kur është më mirë, mjekët e kanë këshilluar të pushojë, por ajo nuk po mund të qëndrojë pa punuar, derisa burimet pranë saj thonë se ajo punon edhe gjatë pushimeve.
“Ajo nuk mundi të qëndronte e ulur më gjatë. Ajo ndjehet 100 herë më mirë dhe dëshiron t’i kthehet normalitetit. Ajo po çmendej ashtu pa bërë asgjë në shtëpi”, ka thënë një burim për The Sun. /Telegrafi/