Chelsea i sheh dy top trajnerët si të vetmit që mund ta pasojnë Pochettinon për sezonin e ri

Chelsea ka identifikuar dy trajnerë për të zëvendësuar Mauricio Pochettino nëse argjentinasi shkarkohet në fund të sezonit.
Ish-trajneri i Tottenhamit është nën presion të madh pas një sezoni të parë të dëshpëruar në krye të Stamford Bridge.
Pavarësisht se ka shpenzuar 1 miliard euro që nga ardhja e pronarit Todd Boehly më pak se dy vjet më parë, Chelsea ka treguar shumë pak përparim nën Pochettinon, pasi ata ngecin në vendin e 11-të në tabelën e Ligës Premier.
Ata gjithashtu morën kritika për humbjen e finales së Kupës Carabao nga një skuadër e re dhe e papërvojë e Liverpoolit.
Dhe vetëm një fitore nga pesë ndeshjet e tyre të fundit në ligë ka bërë që emrat të përmenden si pasardhësi i mundshëm i Pochettinos.
Sipas The Guardian, një person në listën e Chelseat është trajneri i Sporting Lisbonës, Ruben Amorim.
Trajneri 39 vjeçar fitoi ligën portugeze në vitin 2021 dhe është në rrugën e duhur për të fituar titullin e dytë këtë sezon pasi Sporting qëndron një pikë përpara në krye të tabelës me një lojë më pak.
Por, Chelsea përballet me konkurrencën nga Liverpooli, i cili po e konsideron Amorimin si njeriun që do të zë vendin e Jurgen Kloppit të dorëhequr.
Karriera e tij gjashtëvjeçare menaxheriale e ka parë atë si trajner në Portugali me Casa Pia AC, Braga B, Braga dhe Sporting.
Dhe ai krenohet me një përqindje të bujshme fitoresh 70.87, dukshëm më e lartë se Pochettinos dhe njeriu tjetër në listën e ngushtë të Chelseat është strategu i Brightonit, Roberto De Zerbi.
Chelsea e kishte emëruar tashmë një trajner të Brightonit në vitin 2022, kur ata sollën Graham Potter, vetëm për t’u shkarkuar shtatë muaj më vonë.
Blutë kanë nënshkruar gjithashtu disa yje të Pulëbardhave në vitet e fundit duke përfshirë Marc Cucurella, Moises Caicedo dhe Roberto Sanchez.
Dhe ndërsa shumë prej tyre kanë luftuar ose kanë dështuar të kenë sukses në Londrën Perëndimore, kjo nuk po i pengon ata të konsiderojnë edhe një trajner tjetër të Brightonit, De Zerbin.
Ndërsa trofeu i vetëm i madh i ish-trajnerit të Shakhtar Donetsk ishte Superkupa e Ukrainës, ai ka arritur gjëra të mëdha Angli.
Pasi mori drejtimin nga Potter në shtator 2022, ai e udhëhoqi Brighton në vendin e gjashtë sezonin e kaluar.
Kjo i kualifikoi ata për në Ligën e Evropës dhe ata rezervuan vendin e tyre në 16 të fundit duke fituar grupin e tyre.
Brightoni në këtë fazë do të luajë kundër gjigantëve italianë, Roma. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame