Chelsea ofron katër lojtarë për Garnachon, Man Utd e refuzon menjëherë ofertën

Sipas raportimeve më të fundit, saga e transferimit të Alejandro Garnachos nga Manchester United te Chelsea pritet të jetë një nga historitë më të ndjekura në ditët e mbetura të afatit kalimtar veror.
Garnacho ka rënë dakord për kushtet personale me Chelsea, me raportime që thonë se lojtari është i gatshëm të firmosë kontratë deri në qershor 2032. Kjo tregon një angazhim afatgjatë, me skuadrën londineze që sheh tek ai një investim të madh për të ardhmen.
Pavarësisht marrëveshjes me lojtarin, negociatat mes Chelsea dhe Manchester United janë të vështira dhe larg përfundimit.
Chelsea ka tentuar të përfshijë lojtarë në shkëmbim, për të ulur koston e transferimit.
Renato Veiga, Christopher Nkunku, Nicolas Jackson dhe Axel Disasi ishin lojtarët e ofruar nga ‘Blutë e Londrës’.
Manchester United ka refuzuar të gjithë propozimet me shkëmbime lojtarësh, duke kërkuar vetëm para për ta lënë të lirë Garnachon.
United e vlerëson Garnachon rreth 50 milionë euro, duke pasur parasysh potencialin, moshën dhe ndikimin që ka pasur në skuadër.
Kujtojmë se Garnacho ka kontratë me Manchester United deri në qershor 2028, me opsion për zgjatje të saj edhe për një vit tjetër./Telegrafi/






















































