Sipas, DailyStar, trajneri i Chelseat mund të largojë Petr Cechun, Juan Cuadradon, Oscarin, Didier Drogban dhe Filipe Luis, vetëm që të sigurojë fonde për të nënshkruar me yllin e Liverpoolit, Raheem Sterling.

Trajneri portugez është duke planifikuar ndryshime masive në skuadrën e tij, pavarësisht se ka fituar Premier Ligën, dhe Capital One Cup këtë sezon.


Cuadrado dhe Filipe Luis, kanë dështuar të tregojnë diçka në Stamford Bridge, kurse Cech, Drogba dhe Oscar janë në kërkim të me shumë minutave në fushë, dhe kështu kërkojnë largimin. /Telegrafi/

telegrafi sport app