LAJMI I FUNDIT:

Chelsea e trondit Napolin me çmimin e kërkuar për Romelu Lukakun

Chelsea e trondit Napolin me çmimin e kërkuar për Romelu Lukakun

E ardhmja e Romelu Lukakut është ende e paqartë, edhe pse largimi i tij nga Chelsea është mëse i sigurt.

Sulmuesi belg ka oferta të shumta kryesisht nga Arabia Saudite, por ai ka refuzuar të transferohet në Lindjen e Mesme.

Aston Villa ka arritur marrëveshje me Chelsean, por belgu ka refuzuar edhe transferimin në Villa Park pasi dëshira e tij e vetme është Napoli.


Chelsea rifillon bisedimet me Napolin për Osimhen, të gatshëm ta përfshijnë Lukakun në marrëveshje
Lexo po ashtu Chelsea rifillon bisedimet me Napolin për Osimhen, të gatshëm ta përfshijnë Lukakun në marrëveshje

Lukaku dëshiron të rikthehet në Itali pas një viti të kaluar si i huazuar te Roma dhe tanimë i ka dhënë fjalën trajnerit Antonio Conte se do t’i bashkohet te Napoli.

Megjithatë Chelsea nuk po heq dorë lehtë për Lukakun, pasi tanimë i ka bërë të qartë Napolit se nëse e duan sulmuesin belg duhet të paguajnë 43 milionë euro.

Chelsea ‘përjashton’ tre yje nga skuadra, mes tyre edhe Armando Broja
Lexo po ashtu Chelsea ‘përjashton’ tre yje nga skuadra, mes tyre edhe Armando Broja

Calciomercato ka raportuar se kërkesat e Chelseat për Lukakun kanë tronditur drejtuesit e Napolit.

Megjithatë dy klubet po vazhdojnë bisedimet dhe mund të arrihet një marrëveshje, pasi Chelsea po kërkon transferimin e Victor Osimhen nga Napoli./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

Real Madridi ndryshon planin pas debaklit nga Arsenali - Modric, Ancelotti dhe pesë lojtarë do të largohen

La Liga
Osasuna kërkoi fitore në tavolinë ndaj Barcelonës, Komisioni Disiplinor merr vendin në lidhje me ‘rastin Inigo Martinez’

Osasuna kërkoi fitore në tavolinë ndaj Barcelonës, Komisioni Disiplinor merr vendin në lidhje me ‘rastin Inigo Martinez’

La Liga
Hansi Flick është i qartë me drejtuesit: Ai nuk dëshiron që ky yll i Barcelonës të shitet

Hansi Flick është i qartë me drejtuesit: Ai nuk dëshiron që ky yll i Barcelonës të shitet

La Liga
Real Madridi nuk është i bindur me yllin e ekipit, ai mund të largohet gjatë verës

Real Madridi nuk është i bindur me yllin e ekipit, ai mund të largohet gjatë verës

La Liga
Vendimi befasues i UEFA-s pas polemikave për penalltinë e Julian

Vendimi befasues i UEFA-s pas polemikave për penalltinë e Julian

Man Utd ia cakton çmimin kartonit të Hojlund pas interesimit nga gjiganti italian

Man Utd ia cakton çmimin kartonit të Hojlund pas interesimit nga gjiganti italian

Premier League
Kalo në kategori