Chelsea ka vënë pas portierit të Evertonit, Jordan Pickford, i cili shihet si zëvendësues i potencial i Thibaut Courtois.

Sky Sports shkruan se Chelsea janë vënë në kërkim të një portieri të nivelit botëror..


Kjo pasit Blutë janë të sigurt në largimin e Thabuit Courtois drejt Real Madridit.

GettyImages 955048372 Jordan Pickford (Getty Images)

Blerja e Pickford nga Goodison Park do të ishte e vështirë, pasi edhe Evertoni është duke investuar shumë në skuadër në kohën e fundit.

Portieri që shkëlqeu në Kampionatin Botëror me Anglinë, mund të jetë vet ai që kërkon largimin.

GettyImages 950417704 Pickford (Getty Images)

Në një situatë të tillë, Evertoni do të ishin të detyruar t’i dëgjonin ofertat.

Pickford sezonin e shkuar është treguar si njëri prej portierëve më me potencial në Ligën Premier.  /Telegrafi/

telegrafi sport app