LAJMI I FUNDIT:

Chelsea e do Lukakun, por Interi e ‘tremb’ me çmimin e kërkuar

Chelsea e do Lukakun, por Interi e ‘tremb’ me çmimin e kërkuar

Romelu Lukaku mbetet në radarët e anglezëve të Chelseat, por Interi nuk është i hapur për shitje nëse nuk marrin një ofertë që tejkalon shifrën 120 milionë eurove.

Interi tashmë e ka shitur Achraf Hakimi te PSG për 71 milionë euro dhe nuk po planifikon të shesë një tjetër yll të tyre për të mbajtur librat të ekuilibruar.

Gazeta Tuttosport konfirmon se Nicolo Barella, Alessandro Bastoni dhe Lukaku janë ‘pothuajse të paprekshëm’ dhe është e vështirë të mendosh se ata do të largohen nga Giuseppe Meazza gjatë verës.


Chelsea është i vendosur të nënshkruajë me një sulmues të madh – tre emra në listë, secili më vështirë i arritshëm
Lexo po ashtu Chelsea është i vendosur të nënshkruajë me një sulmues të madh – tre emra në listë, secili më vështirë i arritshëm

Sidoqoftë, Chelsea është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe nëse nuk arrin të transferojë Erling Haaland nga Borussia Dortmund, atëherë ata do të konsiderojnë një ofertë për sulmuesin e Interit, Lukaku.

Reprezentuesi belg luajti në Stamford Bridge në sezonin 2011-12 dhe në fillim të sezonit 2013-14, përpara se të përfundonte një lëvizje huazimi në Everton.

Conte: Lukaku është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë
Lexo po ashtu Conte: Lukaku është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë

Interi nuk dëshiron ta shesë atë dhe Lukaku nuk dëshiron të largohet, por sipas gazetës italiane, kampionët e Serie A mund të konsiderojnë një të ardhme tjetër për sulmuesin e tyre nëse marrin një ofertë që tejkalon shifrën e 120 milionëve.

28-vjeçari belg është me pushime dhe pritet të kthehet në Milano në fillim të javës së ardhshme për t’iu bashkuar ekipit në përgatitjet para-sezonale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori