LAJMI I FUNDIT:

Chelsea i bashkohet garës për Piatekun

Chelsea i bashkohet garës për Piatekun

Medimi britanik Sunday Express pretendon se Maurizio Sarri dhe Chelsea janë bashkuar në garën për sulmuesin polak të Genoas, Krzysztof Piatek.

23-vjeçari polak ka shënuar 14 gola në 10 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon për klubin dhe kombëtaren e tij.

Ai ka qenë i pandalshëm që kur ka shkuar te Genoa për vetëm 4.5 milion euro dhe paraqitjet e tij të mira ia kanë ngritur çmimin shumë.


Piatek nuk do të largohet në janar, Genoa kërkon 50 milionë euro
Lexo po ashtu Piatek nuk do të largohet në janar, Genoa kërkon 50 milionë euro

Mediat italiane raportojnë se çmimi i qendërsulmuesit polak tani është afër 50 milionë euro.

Piatek është lojtari i parë që nga Christian Vieri në Inter në sezonin 2002-03 që arrin të shënojë në secilën prej shtatë ndeshjeve të para në Serie A.

Sipas gazetës angleze, Sarri i ka bërë thirrje Chelseat të shkojë me një ofertë gjatë janarit për Piatekun.

Sarri i do Ruganin e Piatekin te Chelsea
Lexo po ashtu Sarri i do Ruganin e Piatekin te Chelsea

Kjo pasi talenti polak shihet si një zëvendësim ideal për sulmuesin spanjoll Alvaro Morata, i cili nuk po bind me paraqitje.

Megjithatë, ka shumë konkurrencë, sepse Piatek është gjithashtu objektiv i Juventusit, Barcelonës, Interit, Arsenalit, Romës, Bayern Munichut dhe Napolit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Formacionet zyrtare në derbin e madh të Stambollit, Galatasaray – Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori