Lily Collins njoftoi dje lindjen e vajzës së saj, Tove, duke shprehur mirënjohje të thellë për surrogatën që e ndihmoi të bëhej nënë.

Megjithëse aktorja mori shumë urime, disa kritikuan përdorimin e surrogacisë nga yjet e Hollywood-it, duke e cilësuar si një “trend joetik”.


Në përgjigje të këtyre kritikave, bashkëshorti i saj, Charlie McDowell, theksoi se njerëzit nuk kanë pse të gjykojnë zgjedhjet e të tjerëve, shkruan DailyMail.

94761389 14350471 image a 12 1738444023566

“Është mirë të mos jesh ekspert për gjithçka. Është në rregull të mos e dish pse dikush zgjedh këtë rrugë, por është edhe më mirë të mos përhapësh urrejtje”, tha ai.

Collins dhe McDowell, të martuar që nga viti 2021, nuk zbuluan arsyet e tyre për zgjedhjen e një surrogate, por shprehën falënderim të madh për të gjithë ata që i mbështetën në këtë udhëtim.

Përdorimi i surrogacisë nga të famshëm si Kim Kardashian, Amber Heard dhe Rebel Wilson ka qenë shpesh temë debati, me disa që e konsiderojnë një nevojë mjekësore dhe të tjerë që e shohin si një mënyrë për të ruajtur karrierën dhe pamjen e jashtme. /Telegrafi/

94761351 14350471 image a 13 1738444029427

94761391 14350471 image a 14 1738444043073