LAJMI I FUNDIT:

“ARE YOU A CHAMPION OF SUCCESS?” po mbahet këtë të enjte në Ferizaj

“ARE YOU A CHAMPION OF SUCCESS?” po mbahet këtë të enjte në Ferizaj

Ngjarja “Are You a Champion of Success?” do të mbahet kësaj radhe në qytetin e Ferizajit, nga ora 17:30-21:00, nën udhëheqjen e ndërmarrësit Ardian Hoxha me bashkëfolësit: Fisnik Ismaili, Valon Canhasi dhe Kujtim Gjevori, të cilët do të na tregojnë rreth rrugëtimit të suksesit, sfidave dhe këshillave për sukses e karrierë të suksesshme.

Ngjarja organizohet si kontribut shoqëror ndaj komunitetit tonë, me qëllimin që të rinjtë të përfitojnë  këshilla direkt nga ndërmarrës të suksesshëm dhe udhëheqës të industrive përkatëse.

Ngjarja udhëhiqet nga nikoqiri i saj:

Ardian Hoxha është ndërmarrës dhe investitor me përvojë në ndërtimin dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të industrive të ndryshme, zgjidhjen e problematikave si dhe krijimin e planeve (ideve) inovative.

Bashkëfolës dhe panelist:

Fisnik Ismaili është themelues dhe drejtor kreativ i Karrota-s në Kosovë dhe Shqipëri, bashkëthemelues i Ha Mirë, restorant ushqimi i shëndetshëm dhe Transformohu, qendra më ekskluzive e shëndetit dhe fitnesit në vend. Autor i botimit në internet të satirës politike shumë të vlerësuar dhe të diskutueshëm, The Pimpsons në 2011. Është i njohur veçanërisht për hartimin e Monumentit të Newborn-it në Prishtinë, i cili u inagurua në Ditën e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Valon Canhasi është themëlues dhe CEO i Hallakate, Agjencia kryesore e Mediave Sociale në Kosovë. Valoni është përgjegjës për të gjitha aspektet dixhitale dhe kreative të kompanisë, zhvillimin e biznesit dhe të gjitha trajnimet për çertifikimin në Social Media të cilat mbahen tash e një kohë në Hallakate.

Kujtim Gjevori është ndërmarrës aktiv në botën e biznesit në Kosovë. Si themelues i kompanisë Scampa, Kujtimi në kohë të shkurtër ka arritur të bëhet lider i tregut në Kosovë në prodhimin e thasëve të mbeturinave, si dhe qeseve të plastikës. Gjithashtu, ai është bashkëpronar i kompanisë Powerpack LLC, që është e orientuar ekskluzivisht në eksport të produkteve finale në Bashkim Evropian.

Ngjarja do të mbahet në Ferizaj me datën 15 dhjetor 2022, nga ora 17:30 – 21:00, në Teatrin Adriana.

Biletat janë të LIMITUARA dhe rezervimi FALAS është i obligueshëm përmes kësaj vegëze:

Iniciativës së “Are You a Champion of Success?” iu bashkuan edhe shumë sponzorë si: American Chamber of Commerce, Finance in Motion, Green & Protein, Keiretsu Forum SEE,  Coders Lab, Uji Slloven Radenska, ATV, Insajderi si dhe partneri medial Telegrafi.

Ferizaj, shihemi të enjtën!

Për më shumë informata ndiqni kanalet sociale në vijim:

Facebook: ArdianRHoxha

Instagram: ardianhoxha

Artikull i sponzorizuar