Liverpooli ka fituar 2-0 në udhëtim te West Hami në kuadër të javës së 24-të në Ligën Premier.

Golat për The Reds i shënuan Mohamed Salah në minutën e 35-të dhe Alex Oxlade-Chamberlain në të 52-në.


Liverpooli ishte skuadër më e mirë në fushë, derisa mori notën e përgjithshme 7.06, ndërsa ‘Çekanët’ u vlerësuan me 6.39.

GettyImages 1202814715 West Ham vs Liverpool (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte mesfushori anglez që mori notën 8.1.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte mbrojtësi i vendasve Angelo Ogbonna që u vlerësua me 5.8.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

west 1 Notat e lojtarëve të West Hamit (Foto: WhoScored.com)

liver 1 Notat e lojtarëve të Liverpooli (Foto: WhoScored.com)

/Telegrafi/

telegrafi sport app