LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ushqimi po konsumojmë dhe kush është përgjegjës për cilësinë e tij?

Çfarë ushqimi po konsumojmë dhe kush është përgjegjës për cilësinë e tij?

Vezir Januzi

Në muajin mars, kur në mbarë botën u shënua Dita ndërkombëtare për mbrojtjen e konsumatorit (15 marsi), Kosova përballet afera e skandale për ushqimin që ne konsumojmë çdo ditë.


Operatorët ekonomikë në Kosovë, si prodhues, përpunues dhe tregtues të ushqimit, kanë obligim ligjor që në tregun Kosovës për konsum të vendosin siguri, sipas kushteve dhe standardeve të përcaktuara me ligj.

Është bërë shumë mediatike këto ditë çështja e mishit të cilin qytetarët e Kosovës e kanë konsumuar, duke vënë shumë dyshime.

Operatorët dhe institucionet e vendit mbajnë përgjegjësi para qytetarëve të Kosovës, nëse ushqimi nuk është i sigurt dhe rrezikon shëndetin publik.

Operatorët duhet t’i përmbahen rregullativës ligjore, ndërsa institucionet duhet të bëjnë punën e tyre në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit dhe të ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore, përfshirë edhe inicimin e procedurave ndaj operatoreve, të cilët me veprimet e tyre rrezikojnë shëndetin publik dhe mirëqenien e qytetarëve në përgjithësi.

Mbrojta e konsumatorit është e garantuar me Kushtetutë (Ligji Nr.04/L-121 për mbrojtjen e konsumatorit) dhe legjislacioni tjetër në fuqi, duke përfshirë edhe ligjet për sigurinë ushqimore.
Agjencia e Ushqimit si autoritet kompetent për sigurinë ushqimore duhet t’i ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe vepruese që nga pikat kufitare, përmes kontrollit dhe analizave të ushqimit në laboratorët e akredituar, deri te kontrolli i brendshëm në tregun e Kosovës për t’u siguruar se ne si konsumatorë marrim ushqim të sigurte, që i plotëson kushtet e sigurisë dhe kualitetit.

Jo rrallë ballafaqohemi me situata kur ushqimet në Kosovë futen në kufi pa u kontrolluar, apo janë të pasigurta për konsum. Janë me afate të skaduara, të falsifikuara dhe me prejardhje të dyshimtë.

Inspektorët e tregut, inspektorët e ushqimit, sanitar, fitosanitarët dhe veterinerët, si dhe inspektorët komunalë kanë përgjegjësi për të kontrolluar tregun e shtetit dhe për të ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore në mënyrë që qytetari i Kosovës të konsumojë ushqim të sigurte, i cili është i domosdoshëm për shëndetin tonë.

Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në MTI, është përgjegjës për hartimin e politikave për mbrojtjen e konsumatorit në përputhje me legjislacionin e BE-së.

Ky institucion pranon ankesa dhe kërkon të ndërmarrjen e masave.

Këshilli për mbrojtjen e konsumatorit për ka për detyrë rregullimin e tregut mbrojtjen e konsumatorit, hartimin dhe monitorimin e programit nacional për mbrojtjen e tij.

Gjykatat, dogana dhe te gjitha mekanizmat tjera kanë përgjegjësi.

Në anën tjetër edhe konsumatori duhet të jetë më aktiv dhe bashkëpunues për të lajmëruar dhe denoncuar parregullsitë, në mënyrë që institucionet përgjegjëse të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të parandaluar shkeljet ligjore dhe për të iniciuar procedurat tek organet kompetente për dëmet eventuale që i shkaktohen konsumatorit nga produktet bujqësore dhe agroushqimore.

(Autori është ish-zëvendësministër i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës  dhe kandidat për doktoratë në shkencat e bujqësisë)

Në trend

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori