LAJMI I FUNDIT:

Çfarë thotë gjatësia që e keni për shëndetin tuaj?

Çfarë thotë gjatësia që e keni për shëndetin tuaj?

Disa hulumtime kanë treguar se meshkujt e gjatë përfitojnë më shumë në jetën profesionale (duke bërë më shumë para) dhe në dhomën e fjetjes (duke bërë më shumë seks). Por, si ndikon gjatësia në trupin tuaj?

Sipas një publikimi në revistën The Lancet: Diabetes & Endocrinology, të qenit më i gjatë e redukton rrezikun e të vdekurit nga sëmundjet e zemrës për rreth 6 për qind.


Pra, një mashkull i gjatë 177 centimetra ka rrezik shumë më të ulët sesa shokët e tij të cilët janë 170 centimetra të gjatë, transmeton Telegrafi.

Arsye për këtë mund të jetë se personat e gjatë kanë mushkëri më të fuqishme dhe enë më të mëdha të gjakut. Kjo ndihmon në parandalimit e ndërtimit të pllakave të cilat janë përgjegjëse për sëmundjet dhe sulmet e zemrës.

Sidoqoftë, kjo e ka edhe anën e keqe: përderisa të qenit i gjatë e redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ajo njëkohësisht e rritë rrezikun e kancerit për 4 për qind – të paktën kështu thotë hulumtimi i publikuar në The Lancet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori