Sonia Phalnikar
Termat gjenocid dhe vrasje masive e popullit, u përdorën për herë të parë gjatë tmerreve të Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore. Ato i referohen një përpjekjeje për të zhdukur një grup të caktuar njerëzish.
Në vitin 1943, avokati polako-hebre Raphael Lemkin, shpiku termin për vrasjen sistematike të hebrenjve në Gjermaninë naziste. Lemkini humbi të gjithë anëtarët e familjes në Holokaust, përveç vëllait. Ai bëri fushatë që gjenocidi të njihej si krim sipas ligjit ndërkombëtar, duke ia hapur rrugën – në vitin 1948 – miratimit të Konventës së OKB-së për gjenocidin. Hyri në fuqi më 1951. Neni II i Konventës e përkufizon gjenocidin si veprim “të kryer me qëllimin për të asgjësuar tërësisht ose pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar”. Sipas përkufizimit të Kombeve të Bashkuara, aktet e tilla përfshijnë: vrasjen e njerëzve, dëmtimin fizik ose psikologjik ndaj tyre, përkeqësimin e kushteve të tyre të jetesës në një masë kërcënuese për jetën, parandalimin e lindjeve në këtë grup të popullsisë dhe largimin me forcë të fëmijëve nga grupi.
Konventa e OKB-së për gjenocidin thotë se çdokush mund të ndiqet penalisht dhe të dënohet për gjenocid, përfshirë edhe përfaqësuesit e zgjedhur. Gjykata Ndërkombëtare Penale është e mandatuar për të hetuar dhe ndjekur penalisht gjenocidin, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.
Sipas statutit të saj, kushdo që kryen, urdhëron, merr pjesë ose nxit gjenocid, mund të ndiqet penalisht. Një gjykatë tjetër, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, merret me mosmarrëveshjet ndërshtetërore dhe mund të vendosë nëse një shtet është përgjegjës për gjenocid.
“Në jetën e përditshme, shumë njerëz e përdorin termin gjenocid shumë lirshëm, për krimet më të mëdha dhe më të rënda, sepse disi tingëllon shumë më keq se krimet e luftës ose krimet kundër njerëzimit”, shpjegon Valérie Gabard, eksperte e të drejtës ndërkombëtare në Hagë dhe bashkëthemeluese e firmës konsulente ligjore UpRights. “Por, në kontekstin ligjor, përkufizimi është shumë i ngushtë”, shpjegon ajo. “Përcaktimi i gjenocidit nuk ka të bëjë me shifrat. Kriteri më i rëndësishëm është qëllimi për të zhdukur fizikisht një grup”.
Ekspertët theksojnë se është e vështirë të vërtetohet ky synim, sepse shpesh mungojnë provat e drejtpërdrejta. “Problemi me vërtetimin e qëllimit gjenocidal është se autorët nuk bëjnë një rrëfim të drejtpërdrejtë në gjykatë”, shpjegon William Schabas, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin Middlesex në Londër dhe në Universitetin Leiden. “Gjykatat duhet të konstatojnë qëllimin e tyre nga vetë sjellja e autorëve. Ata duhet të mbështeten në prova rrethanore. Dhe, ky konstatim duhet të jetë përtej çdo dyshimi. E, kjo është e vështirë”.
Gabard ka shërbyer në gjykatat penale ndërkombëtare për Kamboxhën, Ruandën dhe ish-Jugosllavinë. Ajo thekson se ndjekja penale e gjenocidit mund të marrë shumë kohë: “Kur bëhet fjalë për gjenocid, ka gjithmonë shumë viktima dhe krimet kërkojnë shumë kohë për t’u hetuar. Ne nuk duhet të provojmë vetëm qëllimin për të vrarë, por qëllimin për të vrarë njerëz, sepse i përkasin një grupi të caktuar”.
Në vitet e fundit, politikanët kanë përdorur shpeshherë termin gjenocid për të përshkruar abuzimet e të drejtave të njeriut në Kinë, Mianmar, Siri dhe tani në Ukrainë. Pas mizorive të kryera nga trupat ruse në Ukrainë, presidenti amerikan Joe Biden akuzoi presidentin rus Vladimir Putin për gjenocid në vitin 2022.
Një vit më parë, qeveritë e Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Holandës akuzuan Kinën për kryerjen e gjenocidit kundër ujgurëve në Ksiinjiang. Disa vende të tjera paraqitën rezoluta parlamentare duke bërë të njëjtën akuzë. Ekspertët tregojnë për tri gjenocidet që janë njohur si të tilla nga një gjykatë ndërkombëtare: Ruanda, ku rreth 800 mijë tutsi dhe hutu u vranë në gjenocidin e vitit 1994, masakrën e Srebrenicës në vitin 1995 që u gjykua si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë, dhe vrasjet e Kmerëve të Kuq në Kamboxhë në vitet 1970. Kmerët e Kuq vranë shumë nga viktimat e tyre, për shkak të statusit të tyre politik ose social, ndaj këtu nuk ka konsensus nëse kjo me të vërtetë përbën gjenocid, sipas përkufizimit të OKB-së.
Në vitin 2010, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhër arresti për gjenocid kundër presidentit sudanez Omar al-Bashir, duke e akuzuar atë për një fushatë ushtarake kundër banorëve të rajonit të Darfurit.
“Përkufizimi ligjor i gjenocidit zbatohet në çështjet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe në vendimet e Tribunalit të Ruandës. Ligji ekzistues tregon shumë qartë se çfarë është gjenocidi”, thekson Schabas. “Por, ka dhe përpjekje për të përdorur termin gjenocid për ngjarje që nuk e plotësojnë përkufizimin ligjor të gjenocidit, qofshin ujgurët në Kinë apo lufta në Ukrainë”. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duhet të presim deri ditën e hënë - Trump paralajmëron "mesazh të fuqishëm" kundër Putinit

Gjakovë, punëtori bie pa ndjenja pas pune dhe vdes

Xabi Alonso kërkon një transferim prej 100 milionë eurosh pas humbjes ndaj PSG-së

Kosova dhe SHBA thellojnë partneritetin, Osmani: Bashkëpunimi në përputhje me vizionin e Trumpit

Rodrygo ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Real Madridi

Ish-objektivi i Man Utd dhe Chelseat që pritej të thyente rekordin britanik të transferimeve, tani vlen vetëm 25 milionë euro

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë