Apple do të mbajë konferencën e përvitshme të programuesve të quajtur WWDC. Kjo ngjarje do të mbahet gjatë javës së ardhshme dhe do të zgjasë rreth një javë, duke u mundësuar programuesve të pavarur të mësojnë shumë gjëra për funksionet më të reja para kohe – kështu do të mund të azhurnojnë aplikacionet apo të dhënat e tyre.
Apple do të fillojë WWDC-në me prezantimin, ku do të zbulohen disa shtesa të reja për iOS, iPadOS, macOS dhe ëatch OS e shumë tjera, transmeton Telegrafi.
Apple gjithashtu do të shfrytëzojë prezantimin për paraqitjen e harduerit të ri, e disa “faqe” kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për paralajmërimin e MacBook Pro që pritet t’i prezantohet qytetarëve gjatë ditës së sotme.
Por nëse pajisjet e reja nuk ju interesojnë, atëherë do ta kemi rastin që për herë të parë të shohim përditësimin e sistemit operativ iOS 15. Për këtë vit është paralajmëruar edhe dizajni i ri i aplikacionit Muzika dhe Podcast si dhe përkrahja për video thirrje, kështu që do të mund të kryeni shumë punë tjera derisa bisedoni.
Kompania me seli në Kaliforni ka qenë deri më sot e mirë në ruajtjen e sekreteve, duke mos zbuluar para kohe çfarëdo risie siç është azhurnimi i iPhonëve në WWDC, që do të transmetohet online nëpër televizionet amerikane.
Megjithatë ekspertë të fushës së teknologjisë informative kanë zbuluar disa detaje për të cilat pritet t’i ketë versioni i ri i iOS-it.
Ekrani
Sipas gazetarit të Bloomberg, Mark Gurman, që deri më tani ka qëlluar gjithçka kur bëhet fjalë për zbulimin e detajeve të planeve softuerike dhe harduerike të Apple, iOS 15 në ekranin e mbyllur do të sjell ngjyra të reja.
Qendra e kontrollit
Në vendet e tjera po flitet për ndryshimet e Qendrës kontrolluese – menyja kryesore nga e cila lehtë mund të arrihet te aplikacionet që më së shpeshti përdoren në iPhone-in tuaj.
Sipas informacioneve të para, Apple do të huazoj disa inovacione të reja të aplikuara gjatë vitit të kaluar në macOS Big Sur, që ishte i qasshëm me Control Center për sistemin operativ desktop – që tani pritet të bartet tek iPhone. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato
TikTok thotë se do ta luftojë ndalimin ose shitjen e detyruar nga SHBA-ja
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre