LAJMI I FUNDIT:

Si do të duket tuneli i parë në botë i anijeve – që do të ndërtohet në malet norvegjeze

Si do të duket tuneli i parë në botë i anijeve – që do të ndërtohet në malet norvegjeze

Tuneli i parë në botë për anije do të ndërtohet në një breg të Norvegjisë, hap ky që thuhet se do të “ndryshojë lojën” e transportit detar.

Tuneli Stad me një kosto ndërtimi prej 260 milionë funtesh (mbi 300 milionë euro) pritet të lehtësojë kalimin e anijeve tregtare.

Deti Stadhevet ku pritet të ndërtohet tuneli është shtëpia e baticave të ashpra dhe motit të paparashikueshëm, duke bërë që anijet të presin në port për ditë të tëra derisa të marrin “dritën e gjelbërt” për lundrim.


Madje, edhe në të kaluarën, detarët janë përballur me batica të mëdha që i kanë vështirësuar dhe pamundësuar lundrimet.

Ata i kanë përforcuar varkat e tyre në tokë me trungje druri.

Por, ditët e sotme anijet janë më të mëdha, andaj trungjet e drurit nuk kanë mbetur opsion.

Ndryshe, ideja për të krijuar një kalim të sigurt përmes ujërave të rrezikshme norvegjeze ka lindur rreth 150 vjet më parë.

Megjithatë, gjërat nuk kanë marrë drejtim deri në vitin 2013 kur edhe u zhvillua koncepti i tunelit Stad, për mbështetjen e së cilit qeverisë norvegjeze iu deshën tetë vjet, shkruan the Sun, përcjell Telegrafi.

Tashmë që ky projekt nëntokësor ka marrë miratimin e qeverisë, janë zbuluar edhe disa nga veçoritë e tij si për shembull hyrja e cila do të kontrollohet nga semaforët.

Dhe për të shmangur përplasjet, anijeve do t’u jepen instruksione nga Kontrolli i Trafikut të Anijeve, njësoj si aeroplanëve.

Gjithashtu, anijet do të duhet t’i përmbahen një kufiri të shpejtësisë prej 9,3 km/h, që do të thotë se brenda një ore në tunel mund të kalojnë pesë prej tyre.

Në fakt, projekti do duhej të fillonte punimet në vitin 2022, por është ndaluar kur qeveria e kuptoi se do kushtonte më shumë se sa pritej.

Ndërsa qeveria e vendit kërkon mënyra për të financuar ndërtimin e tunelit, Administrata Bregdetare Norvegjeze vazhdon të përgatitet për fillimin e ndërtimit të tij.

Data e saktë e fillimit të punimeve nuk dihet, por thuhet të jetë në vitin 2025.

Pra, nëse gjërat do shkojnë siç duhet, tuneli Stad do jetë i hapur dhe funksional nga viti 2030.

Ndryshe, gjatë këtij projekti madhështor për Norvegjinë por edhe më gjerë do largohen tre milionë metra kub shkëmbinjë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Zelenskyt iu referua si diktator, por çfarë tha Trumpi kur u pyet nëse mendonte se edhe Putini ishte i tillë?

Botë
SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Botë
Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Botë
Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Amerika
Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

Evropa
“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Botë
Kalo në kategori