Është bërë “lëmsh” rrjeti nga një fotografi e publikuar në Instagram që tregon tre aktorët e kastit të serialit Kafeneja Jonë.

Imazhi u publikua nga artistja Mjellma Istrefi, ku shfaq tre aktorët e njohur të serisë ikonike, Fatos Kryeziun, Teuta Krasniqin dhe producentin dhe njëherësh aktorin Shkumbin Istrefin.


Mjellma po ashtu ka etiketuar profilin zyrtar të serialit Kafeneja Jonë, duke ngjallur shumë kuriozitet dhe pikëpyetje te fansat.

Foto: Mjellma Istrefi / Instagram

Me këtë postim, shumë fansa aludojnë se mund të ketë një rikthim të serialit ikonik.

Kafeneja Jonë ka qenë një ndër serialet më të dashur dhe të pëlqyer, i cili ka fituar zemrat e të gjithëve. Dita e preferuar e shumë spektatorëve për ta ndjekur serialin ka qenë e hëna, pasi për shumë prej tyre kanali ishte i rezervuar për shikimin e tij.

Mbetet për t’u parë dhe konfirmuar nëse do të ketë një rikthim të serialit.