LAJMI I FUNDIT:

Çfarë po ndodh në Qipro: Turqit qipriotë në konflikt me britanikët, reagon edhe Erdogan

Çfarë po ndodh në Qipro: Turqit qipriotë në konflikt me britanikët, reagon edhe Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan kritikoi forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në Qipro për bllokimin e ndërtimit të një rruge në atë ishull në Detin Mesdhe, duke e vlerësuar atë veprim si “të papranueshëm” dhe sjelljen e forcave paqeruajtëse ndaj turqve qipriotë të njëanshëm.

Që nga viti 1974, Qiproja është ndarë në pjesën jugore, greke, që është anëtare e Bashkimit Evropian, dhe në pjesën veriore, turke, e cila nuk njihet nga asnjë vend në botë përveç Turqisë, e cila atje ka 35 mijë ushtarë të saj. Forcat paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara janë të vendosura në zonën tampon midis pjesëve veriore dhe jugore të ishullit.

Duke folur pas një takimi të kabinetit të tij, Erdogan tha se Turqia nuk do të tolerojë asnjë sjellje “të paligjshme” ndaj turqve qipriotë.


Pak ditë më parë, turqit qipriotë të zemëruar u përballën me grushte dhe këmbë me një grup paqeruajtësësh ndërkombëtarë, sepse ndaluan ndërtimin e një rruge përmes zonës tampon të kontrolluar nga OKB.

Sulmi ndodhi kur paqeruajtësit qëndruan në rrugën e punëtorëve të rrugës që ndërtonin një rrugë midis fshatit Arsos, në veri të ishullit dhe fshatit të përzier etnikisht të Pila, në zonën tampon midis të tretës veriore të okupuar të ishullit dhe jugut, pjesë e njohur ndërkombëtarisht e Qipros.

Një video tregon dhjetëra qipriotë turq që i afrohen një grupi shumë më të vogël ushtarësh sllovakë dhe britanikë të OKB-së. Disa nga paqeruajtësit që u përpoqën të pengonin ndërtimin e rrugës u goditën me grusht në fytyrë teksa përpiqeshin të krijonin një mur të gjallë duke u kapur pas njëri-tjetrit. OKB-ja njoftoi se tre ushtarë u plagosën lehtë dhe se atyre iu dha ndihma mjekësore.

Një përshkallëzim i tillë i tensionit në ishull nuk është parë prej vitesh. Rruga e diskutueshme do t’u mundësonte turqve qipriotë qasje të drejtpërdrejtë në fshatin Pila, duke anashkaluar pikën e kontrollit në skajin verior të bazës ushtarake britanike.

Baza është një nga dy që Britania ka mbajtur në ishull që kur Qipro fitoi pavarësinë nga sundimi i saj kolonial në vitin 1960.

Grekët qipriotë e shohin ndërtimin e rrugës si një lëvizje që ka një qëllim ushtarak në një pikë të ndjeshme përgjatë zonës tampon që shtrihet 180 kilometra përgjatë vijës ndarëse me shtetin e panjohur ndërkombëtarisht të turqve qipriotë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori