LAJMI I FUNDIT:

Çfarë po kurdisë PETROL Company për nëntor?

Çfarë po kurdisë PETROL Company për nëntor?

Rrugët e Kosovës, zakonisht të mbushura me jetë dhe njerëz, tani të shkreta. Ku janë të gjithë, ju pyesni?

PA PANIK!

Nuk është një akt zhdukjeje; është thjesht një fenomen “ZBRITJE MARRAMENDËSE”, në Petrol Company.

Harrojeni klishenë “Black Friday”, sepse në Petrol Company po merr një formë të re dhe më të fuqishme, saqë po mbledhë njerëz anembanë Kosovës.

Duke filluar nga data 17 nëntor ka zbritje në secilën pikë, po bash në secilën. Megjithatë, zbritja nuk është e rezervuar vetëm për të Premten e Zezë, por gjithashtu për 28 Nëntorin – një datë me rëndësi të madhe për të gjithë shqiptarët, Ditën e Flamurit.

Ty patjetër që të duhen disa derivate për të shkuar në vende legjendare, vetëm a me shoqëri aty e vendos ti, por vetura nuk shkon me ujë, e ku ka më mirë se sa ta mbushësh tankun plot e lirë.

Vendimi i Petrol Company për të bërë finalen e madhe në Ditën e Flamurit është një shenjë e rëndësisë historike dhe kulturore të kësaj dite për të gjithë shqiptarët; por… zbritjet nuk ndalen këtu, ato vazhdojnë deri më 30 nëntor.

Në një zhvillim të fundit që nënvizon ndërthurjen e përgjegjësisë së korporatës dhe ndjenjës kombëtare, Petrol Company ka marrë vendim për të bojkotuar produktet serbe. Përveç fokusimit në përfitimin dhe kënaqësinë e klientit, kompania tani po përdor ndikimin e saj për të bërë një deklaratë për çështje më të mëdha shoqërore.