LAJMI I FUNDIT:

Çfarë po bën një organizatë joqeveritare ruse në veri të Kosovës?

Çfarë po bën një organizatë joqeveritare ruse në veri të Kosovës?

Një organizatë jo fort e njohur joqeveritare, e quajtur Misioni Humanitar Rus (RHM), është duke vepruar në veri të Kosovës.

Interesante është se kjo OJQ udhëhiqet nga Yevgeni Primakov, një pasardhës i ish-kryeministrit rus, me të njëjtin emër, i cili të mërkurën qëndroi në veri të Mitrovicës


Primakov i riu është pritur në selinë e Zyrës për Kosovë të Qeverisë së Serbisë, nga drejtori i kësaj të fundit, Marko Gjuriq, është bërë e ditur në një komunikatë për medie, njofton Klan Kosova.

Zyrtari i deleguar nga Beogradi ka thënë me këtë rast se ka njoftuar përfaqësuesin rus për situatën politike dhe atë të sigurisë  në Kosovë. Po ashtu, Gjuriq i është ankuar Primakoviq për siç ka thënë, gjendjen e rëndë të popullatës serbe këndejpari.

Vetë rusi, i cili është edhe ndihmës i kryetarit të Dumës, njërës nga dy dhomat e parlamentit në Moskë, ka thënë se OJQ-ja që ai udhëheq, ka ndërmend ta zgjerojë edhe më aktivitetin e saj në Serbi, duke aluduar në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas tij, RHM aktualisht është duke u angazhuar të ndihmojë institucionet shëndetësore të Republikës së Serbisë në siç është thënë, “Kosovë e Metohi”.

Po ashtu, Primakov ka thënë se kjo OJQ është e përfshirë, me të madhe, edhe në ofrimin e ndihmës për “refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda Kosovës”, të cilët, sipas tij, janë hiq më pak se 247 mijë, shumica dërmuese serbë.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori