LAJMI I FUNDIT:

Çfarë nxënësi ishte Përparim Rama?

Çfarë nxënësi ishte Përparim Rama?

Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama, lojën e basketbollit e paska pasion qysh nga fëmijëria.

Kështu, të paktën i thanë Klan Kosovës arsimtarët që dikur i dhanë mësim Ramës në shkollën fillore “Hasan Prishtina”.


“Ka qenë shumë nxënës i mirë në lëminë e basketbollit”, thotë një mësimdhënës.

E ish-kujdestari i tij Nexhmi Avazi thotë se përveç në sport, ai ka qenë i zoti edhe në mësim dhe ka pasur sjellje shembullore.

“Përparim Rama të gjitha klasët i ka kryer me nota pesëshe e sjellje shembullore…Ka pasur prirje në të gjitha lëndet mësimore, por matematikën e fizikën i ka dashur më së shumti”, deklaroi ish kujdestari i Përparimit.

Ndërkaq, drejtoresha e tanishme e shkollës thotë se ndihet krenare për këto suksese të kreut të kryeqytetit.