Një adoleshent pretendon se ka bërë 20 vezë gjatë dy viteve të fundit në një mister që edhe mjekët i ka lënë, së paku deri më tani, të habitur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Akmal, 14 vjeç, i cili pretendon të ketë bërë rregullisht vezë që nga viti 2016.


vv2 1

Siç thuhet më tej, ai është hospitalizuar në mënyrë të përsëritur për shkak të sëmundjes së tij të dyshuar.

vv3

Mjekët kanë mbetur duke kruar kokat e tyre nga ky pretendim e tij dhe kanë thënë se është e pamundur që vezët të formohen brenda njerëzve.

Akmal, nga Gowa, Indonezia, madje ka bërë një incizim me rreze x dhe mjekët thuhet se gjetën një vezë brenda “trupit” të tij.

vv4

Mjekët tani e kanë karantinuar djalin për një javë për ta studiuar atë në spitalin Syekh Yusuf në Gowa.

Zyrtarët e spitalit tani presin për të parë nëse ata kanë një mrekulli mjekësore në duart e tyre - ose vetëm një djalosh shumë i çuditshëm me një obsesion të vezëve. /Telegrafi/