Të jesh prind nuk është kurrë aq e thjeshtë. Fëmijët jo rrallë dinë t’ju çojnë në “çmenduri”, por madje edhe në situatat e tilla ka gjëra, të cilat nëna dhe babai nuk guxojnë kurrë t’ua thonë fëmijëve të tyre.
“Kam qenë më i përgjegjshëm në moshën tënde” – Kurrë mos u krahasoni me fëmijën dhe t’i thoni që në moshën e tij keni qenë më të pjekur ose më të përgjegjshëm. Nëse e bëni këtë gjë bëni presion në fëmijë, i cili e kupton që nuk është i përkryer edhe në shenjë rebelimi bëhet edhe më i papërgjegjshëm. Në vend të kësaj, kujtohuni që edhe ju si fëmijë keni pasur shumë probleme dhe grindje me prindërit dhe përpiquni të kujtoheni se në ç’mënyrë keni dëshiruar t’i zgjidhni ato.
“Gjithmonë merr vendime të gabuara” – Edhe nëse fëmija juaj bën gabim secilën herë gjatë marrjes së ndonjë gabimi të pavarur, mos e ndëshkoni. Të gjithë bëjnë gabime dhe mësojnë nga gabimet. Në vend se të bërtisni dhe ta ndëshkoni, flisni me të, tregoni që krenoheni me të që është mjaft i pjekur për të marrë vetë vendimet, por bëjani me dije që ndonjëherë është më mirë të këshillohet me ju, vëllanë, motrën ose ndonjë tjetër person që është i afërt.
“Pse nuk je si vëllai/motra?” – Kurrë mos i krahasoni fëmijët në mes vete dhe mos i fyeni personalitetet e tyre, sepse në këtë mënyrë krijoni armiqësi ndërmjet tyre, ndërsa edhe fëmija tërhiqet në vete.
“Më lër të qetë” – Me siguri shpesh ktheheni të lodhur nga puna, ndërsa fëmija juaj ka një milion pyetje të përgatitura për ju; Gjëja më e keqe që mund ta bëni është të thoni – më lër të qetë, sepse fëmija do të ndihet i fyer dhe i injoruar. Duhet të jeni të durueshëm, nëse jeni me të vërtetë të lodhur shpjegojani këtë gjë fëmijës, por kompensojani më vonë.
“Duhet të kesh turp” – Kjo është një deklaratë shumë e rreptë, e cila duhet të shmanget. Fëmijët shpesh kanë aftësi të jenë të djallëzuar, por mos e qortoni me këtë fjali, por gjeni mënyrë tjetër për ta mësuar të dallojë të mirën nga e keqja.
“Gjithmonë gjen mënyrë për të më lënduar” – Fëmijët kurrë nuk do t’i lëndonin me qëllim prindërit, por nëse ju u thoni këtë gjë, ju do t’i lëndoni ata dhe do t’u krijoni ndjenjën e fajit.
“Je krejt si babai/nëna” – Nuk jetojnë të gjithë çiftet të lumtura, por përfshirja e fëmijëve në mosmarrëveshje është diçka shumë e keqe. Çfarë do që keni për t’ia thënë partnerit, bëjeni këtë gjë personalisht, kurrë mos diskutoni në mënyrën, e cila do të mund të lëndonte fëmijët tuaj.
“Më mirë të mos kesh fëmijë, sesa ty” – Kjo fjali është me të vërtetë e keqe, prandaj mos ia lejoni vetes që ndonjëherë të keni sulm të tillë emocional, sepse mund të lë pasoja të rënda në fëmijën tuaj, pohojnë ekspertët. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëUdhëzuesi i Kendall Jenner për veshjet pranverore? Pa një bluzë apo këmishë!
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Stina e pranverës dhe shtatzënia
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Sekrecionet ngjyrë kafe gjatë shtatzënisë: Ndonjëherë kjo është normale, por një gjë tregon gjithmonë probleme
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre